Në Ballkan gjithë shtetet janë më multi-etnikë se Kosova, por s`kanë Bashkësi të komunave Etnike

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20/02/2023

Shkruan: Refik HASANI

Bashkësia që shumë flitet në instanca tona e deri në Bruksel është i dëmshëm dhe paraqet një rast të rrallë në rregullimin e të drejtave për pakicat nacionale.

Nga e kaluara historike e hidhur në këtë pjesë të Evropës dhe nga reagimet e popullatës dhe të opinionit të gjërë e mbi të gjitha nga gjendja faktike e pakicës Serbe me 4 % , nuk është dashur të formohet fare Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë pasi në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk ka të formuar këso mekanizmi të bashkësive të Komunave që udhëhiqen nga pakicat Etnike.

Parlamenti i Republikës së Serbisë,që nga viti 2009, ka miratuar një ligji e ku funksionojn 21 Këshilla Kombëtare të pakicave, për realizimin e disa të drejava specifike mbi ruatjen e të drejtave të tyre. Një ndër Këshillat që tani funksionojn për pakica është edhe Këshilli Kombëtar i pakicës shqiptare në Serbi veçmas për Krahinën që përfshin Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Kurse në Kosovë bëhet luftë politike dhe debat në Parlamentin e Kosovës pro et contra lidhur me Bashkësit e komunave me shumicë Etnike Serbe.

Pse nuk praktikohet Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo Bashkësi vetëm të pakicës Serbe.Serbia ka kërkuar për bashkëkombasit e vetë Bashkësi kurse për rregullimin e tij të brendshëm edhe pse është shumë më multinacional se askush jo vetëm në ish-Federatën Jugosllave por në Evropë përmesë (21) një zetë e një Këshillave Nacionale sa numron ka ,,zgjidhur çështjen e pakicave”.

Në Republikën e Kosovës është dashur Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo Bashkësi vetëm të pakicës Serbe.

Dihet mirëfilli që Kosova përbëhet edhe nga pakica kushtetuese tjera, por që nuk kan komuna asnjë prej tyre përveqë pakicës Serbe edhe Komuna e Mamushës për Komunitetin Turk. Prandaj në Kosovë do të ishte më funksionale që të gjitha Komunitetet të ken Këshilla Nacionale.

Marrim shembull Maqedonia Veriore nuk ka formur Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse këtë Republikë e përbëjn afër gjysma e popullatës dhe po ashtu gjysma e Komunave Udhëhiqen nga Shqiptarët.

Pastaj Republika e Malit të Zi nuk ka të formur Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse në këtë Republikë ish-Jugosllave më shumë kemi shqiptarë në përqindje se që ka realisht pakicë serbe në Kosovë dhe sipas statistikave 35 për qindë e përbëjn Serbët këtë Republik dhe nuk gëzojn asnjë Asociacion.

Edhe Republika e Kroacisë nuk ka të formur bashkësi të Komunave Serbe edhe pse në këtë shtetë kishte përpjekje dhe kërkesa nga Serbia të formohet Krahina e Kninit në fillim kur ky shtet shpalli pavarësin nga RSFJ-ja.

Vetëm Bosnja e Hercegovina është ndar dhe është krejt jo funksionale në Republikën Sërpska dhe në Konfederatën Boshnjako-Kroate sipas mërrëveshjes të mbajtur Dejton në vitin 1995.

Shtete me të cilat kufizohet Kosova dhe shtete e tjera të Gadishullit Ballkanik dhe të Evropës lirisht mundë të themi jan më multietnike se sa që është Kosova dhe nuk jan me Bashkësi të Komunave që udhëhiqen nga pakicat me 4 %.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Xhelal Zejneli

SHQIPTARËT DHE ORIENTIMI I TYRE

menduh thaci ali ahmeti

Paqja mes BDI-së dhe PDSH

KALOSH-CELIKU

PLAKAT VIJNË PARA PRANVERËS

MUHAMED-HALILI

Të gjitha preambulat e Maqedonisë: si u cunguan të drejtat e shqiptarëve?

dijana toska

Kauza fetare parazgjedhore!

Shaban Murati

Sovranistët e leshit

medai-shaholli

Edhe dy titistë të rinj shqiptarë nga SDSM-ja, kandidatë për deputetë!

Refik-HASANI

Serbia, përmes rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, përgaditet për luftë

Naser Pajaziti

Kush e solli Rusinë?!

INFO

NA NDIQ