Në bejsboll nënshkruhet kontrata më e madhe në histori të sportit, Shohei Ohtani tejkalon yje si Leo Messi e LeBron James

INA
INA

10/12/2023

Sensacioni i bejsbollit Shohei Ohtani i është bashkuar Los Angeles Dodgers në marrëveshjen më të madhe në historinë e sportit.

Ai ka nënshkruar një kontratë 10-vjeçare prej 700 milionë dollarësh (650 milionë euro), që është më e madhja ndonjëherë në MLB dhe e bën Ohtanin një nga atletët me fitimet më të larta në botë.

Lojtari japonez, i cili shihet gjerësisht si ndër më të mirët që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë, ishte objektivi më i lakmuar në bejsbolli.Lëvizja te Dodgers vjen pas javësh spekulimesh për të ardhmen e tij.

Një luftë e madhe ofertash për nënshkrimin e tij filloi kur Ohtani vendosi të largohej nga Los Angeles Angels si lojtar i lirë pasi kontrata e tij skadoi pas një periudhe gjashtëvjeçare.

Vlera e raportuar e kontratës renditet krahas – apo edhe tejkalon – llojin e shumave që kanë marr megayjet, si futbollisti Lionel Messi apo basketbollisti LeBron James.Tifozët dhe ekspertët e kanë vlerësuar 29-vjeçarin për transformimin e mënyrës sesi luhet sporti në epokën moderne, dhe ai tashmë është në rrugën e duhur për t’u konsideruar si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.

Ai fitoi çmimin MVP në vitin 2021 dhe përsëri muajin e kaluar, pavarësisht se sezoni i tij 2023 u ndërpre nga lëndimi. /Telegrafi/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

champions

UEFA prezanton Championsin e ri, më shumë ndeshje dhe spektakël

MUNICH, GERMANY - APRIL 01: Kingsley Coman (C) of Bayern München celebrates scoring the 4th team goal during the Bundesliga match between FC Bayern München and Borussia Dortmund at Allianz Arena on April 01, 2023 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Revolucion i thellë te Bayerni – vetëm katër lojtarë e kanë vendin e sigurt

Messi Mesi Inter Miami

Messi nën presion

vandijk2

Van Dajk: Liverpulli mbetet në garë për titull, përpos mungesave të mëdha

haland

VIDEO / Mjafton Erling Haland, Man. Siti ndalet pas Liverpullit

luka modric

Oferta e habitshme që pritet të marrë Luka Modric nga Real Madridi…

Modric-800x445

Luka Modriç refuzon Carlo Ancelotti

manchester-city

​City e mposht Brentfordin, Arsenali zbret në vendin e tretë

inter fiorentina

​Interi kalon në epërsi kundër Atletico Madridit

INFO

NA NDIQ