Në Beograd vendoset orë policore gjatë vikendit

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se që nga data 8 korrik, çdo tubim publik me më shumë se 5 persona do të ndalohet në Beograd.

Ai tha se gjatë vikendit do të ketë orë policore, pasi në Beograd është përkeqësuar situata epidemiologjike e koronavirusit të ri.

“Gjendja është alarmante”, tha Vuçiq, duke shtuar se spitalet janë të mbingarkuara me pacientë.

Aktualisht në Serbi, sipas presidentit serb, pothuajse 4.000 pacientë janë të shtruar në spital.

Vuçiq paralajmëroi ndërtimin e dy spitaleve të improvizuara me kapacitet deri në 1 mijë shtretër.

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar edhe 13 viktima nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 330.

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë njoftoi edhe për 299 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Rezultatet dolën pas testimit të 8.228 personave.