Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Manastir dhe Berovë me -6 gradë, në Strumicë janë matur -5, në Shkup-Petrovec dhe Pretor -4, në Kriva Pallankë, Prilep, Shtip, Demir Kapi -3, Shkup, Tetovë, Kumanovë, Ohër, Gjevgjeli -2. Në Vinicë dhe Dojran janë matur 0 gradë, ndërsa 2 gradë në Krushevë.
Më së shumti borë ka në Hanet e Mavrovës 33 centimetra, Në Kodrën e Diellit shtresa e dëborës arrin në 24 centimetra, ndërsa në Krushëvë 18 centimetra.