Në Bruksel vazhdon skrining agjenda bilaterale për Klaster 3 “Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse”

INA
INA

6 Qershor, 2023

Sot në Bruksel vazhdojnë skrining takimet për Klaster 3 “Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse” për Kapitullin 17, “Politika Ekonomike dhe Monetare”.

Siç kumtoi SÇE, Anëtarët e grupit punues për Kapitullin 19, të udhëhequr nga Zëvendëse kryenegociatorja me BE-në dhe Sekretare Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili, prezantuan për situatën aktuale ekonomike në Maqedoninë e Veriut dhe reformat strukturore fiskale aktuale.

Para përfaqësuesve të Komisionit Evropian, zëvendëse kryenegociatorja me BE-në, Abdiu-Halili, tha se “Maqedonia e Veriut në vazhdimësi arrin rezultate të dukshme përmes aplikimeve në programet ekonomike para-aderuese, ndërkaq së fundmi edhe nga programet për reformat ekonomike”.

Abdiu-Halili në takim iu referua edhe pjesës së reformave që i kemi realizuar, duke potencuar se është miratuar Ligji për Buxhetin i cili është në përputhje me Direktivën e Këshillit të BE-së dhe se Qeveria do të mbetet e fokusuar në krijimin e politikave të cilat , siç thotë ajo, “do të na ndihmojë të ndërmarrim detyrimet që dalin nga anëtarësimi në unionin ekonomik dhe monetar”.

“Jemi të përkushtuar avancimin e financave publike dhe promovimin e politikave efektive ekonomike. Harmonizimi me rregulloren evropiane është në fazë të avancuar dhe prioriteti ynë kryesor është përforcimi i pavarësisë institucionale dhe financiare të Bankës Popullore, shtoi Drita Abdiu-Halili.

Institucionet kompetente për këtë fushë, përfaqësuesit e të cilëve në skriningun e sotëm bilateral prezantuan politikën monetare dhe ekonomike të Maqedonisë së Veriut, janë: Ministria e Financave, Banka Popullore, Ministria e Ekonomisë, Enti Shtetëror për Statistikë dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe Sekretariati për Çështjet Evropiane.

Nesër do të fillojë skrining takimi bilateral për Kapitullin 29, “Unioni doganor” i cili do të zgjas dy ditë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

durmo llaskarc

Si mundet që rasti i “Llaskarcës” ku pati viktima, të zgjasë me vite? – pyet gjykatësja e Kushtetueses, Kacarska

Ali Ahmeti

Ahmeti: Pranoj rivalitetin, por jo deri në armiqësi

Irina Panovska Stavridis

Skandal në Klinikën e hematologjisë në Shkup: Drejtoresha i jep tender mbi 3 milionë euro babait të saj

merko

Merko tanimë 3 muaj në “Listën e Zezë”, asnjë rast nuk ka marrë epilog

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ligji për amnisti do të dorëzohet në Kuvend, lirim i plotë për dënimet me burg deri në 6 muaj, nuk ka amnisti për veprat e rënda penale

kasami kercenohet

Deputeti serb nga Kumanova paralajmëron Kasamin: Mos i hedhë benzinë zjarrit! (FOTO)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Të gjitha tekstet për klasën e tretë janë dorëzuar nëpër shkolla

mexhiti grubi

“Analfabetizëm, as edhe fotoshopin s’dijnë ta bëjnë”, Grubi reagon

bojan mariciq maricic

Mariçiq: Holanda është e shqetësuar për “Kodin Penal”

INFO

NA NDIQ