Në Bujanoc strehohet familja e parë nga Shqipëria e prekur nga termeti

0

Siç ka njoftuar Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc një familje e prekur nga termeti në Shqipëri ka gjetur sterhim në komunën e Bujanocit. Familja katër anëtarëshe ka gjetur strehim te Familja Limani nga Bujanocit, gjegjësisht te Mefail Limani. Në njoftimin e KBI-së thuhet: Në Bujanoc te familja Mefail Limani strehohet një famije 4 antarëshe nga qyteti i Vorës në Shqipëri e cila është prekur nga tërmeti. Këtë familje sot e vizitoi kryesia e Këshillit të bashkësisë islame të Bujanocit me në krye Sulejman Fejzullahu kryetar, me stafin e KBI-së. Kësaj familje Këshilli i Bashkësisë islame në Bujanoc i dhuroi 500 Euro ndihmë, për ti përballuar sa për fillim akomodimit të familja e Mefail Limanit. Inshaallah sa më shpejt tejkalohet kjo gjendje në Shqipëri dhe të gjithë vendosen në shtëpitë dhe pronat e tyre” thuhet në njoftim./presheva.com/