“Në burg me rroba të natës së parë të martesës”, Nexhmedin Jusufi, historia e një maturanti të rebeluar (FOTO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21 Prill, 2023

Selajdin SHABANI

Shpeshëherë fati i njerëzeve në jetë ka ngjashmëri për të mos thënë se edhe përsëritet. Nexhmedin Jusufi (1961) nga Kumanova duke kujtuar natën e parë të martesës së tij, para 24 viteve( 24-25 dhjetor 1981), thotë se martesa e tij i ka ngjarë si ajo e ago Ymerit. Nexhmedini që natën e parë të martesës e kishin arrestuar në orët e hershme të mëngjesit dy inspektorë të policisë.

“Kisha caktuar datën e dasmës në dhjetor të vitit 1981, derisa isha maturant. Drejtoria e shkollës së gjimnazit dhe organet shtetërore më kishin hetuar se isha në mesin e organizatorëve të bojkotit të procesit mësimor për shkak të fillimit të shkrimit të dygjuhësisë në ditaret e shkollës. Gjithçka kishte kaluar mirë, deri në orët e mëngjesit kur erdhën dy inspektorë të sigurimit maqedonsas dhe më morën duke më dërguar në stacionin policor”, evokon kujtime Nexhmedini nga nata e parë e martesës së tij.

Ai thotë se kishte shkuar në burg ashtu si i ishte veshur me rroba të dhëndrrisë, ndërkohë që në anën tjetër për burgosjen e tij nuk dinte askush e aq më shumë miqtë nga ana e gruas.

“Pas dy ditë sipas zakonit të dasmës duhej të vinin të afërmit e nuses për të më parë si dukem dhe cili është dhëndrri”, shton Nexhmedini.

“Mirëpo, unë isha në paraburgim”, thotë më tej ai. Babai i Nexhmedinit, Raifi edhe pse në moshë të shtyrë duke kujtuar momentin e dasmës së djalit të tij tjotë se “ka qenë sabah kur ma morën djalin kryengret (duke aluduar në kryengritës). Për të mbaruar adetët e dasmës, shkova në polici dhe u thash: “o le të ma lëshojnë djalin për të kryer adetët o do të futem edhe unë në burg. Ai nuk ka pse të ikë, sepse nuk kishte pasaportë u pata thënë në polici”, thotë xha Raifi, duke shtuar se “e liruan djalin me besë për një orë ku i kryem adetet e dasmës dhe Nexha u kthye për të mbajtur burgun”.

“Nga burgu me rrobe të dhëndrrisë e drejtë në pritje të mysafirëve të cilët nuk dinin asgjë për burgosjen time”, thotë më tej Nexhmedini. “Një orë në besë në dërrnek (adet kur të afërmit e nuses takojnë dhëndrrin për herë të parë) për të më parë gratë. Gjatë kësaj kohe shumë mendime më silleshin në kokë. I veshur me rroba të dhëndrrisë duhej ta mbaja bakllavën para grave që kishin ardhur në dërrnek për të më parë. Duhej të tregohesha i gëzuar, por fytyra nuk tregonte buzëqeshjen, pasi e dija se duhej të kthehesha në burg, ndërkaq në anën tjetër anëtarët e farefisit të gruas kujtonin se ka ndonjë mosmarrëveshje. As vet nuk e di si ka kaluar ajo orë, por e mbajta fjalën dhe u ktheva në paraburgim”. Pas nëntë ditë në paraburgim, Nexhmedini do të dënohej me 2 muaj burg ku do të humb vitin si maturant.

“Pas dënimit na dërgonin në punë, ndërkaq shokët shpesh vinin për të më ‘vizituar në punë’ dhe më thoshin me ‘Ago Ymeri na u martue sall një natë ka nejt me grue’”.

Nexhmedini e kishte humbur vitin e katërt të shkollës si maturant të cilin e kishte e përfunduar më vonë me korrespondencë. Fati i tij për burg do të përsëritet edhe në vitin 1988 ku do të dënohet sërish me dy muaj burg derisa shqiptarët e Kumanovës kërkonin të drejta për shkollim të cilin do ta mbajë në Shkup.

Shkrimi është nxjerrë nga libri “Përtej momentit”, dhjetor 2005

Nexhmedin Jusufi i pesti nga ana e djathtë (në këmbë)

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohen pesë persona

Aksidenti-600x360

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë – Ohër, një i vdekur dhe disa të lënduar

risto-penov

Penov: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtueses do të kemi problem edhe në NATO

IMG_1730

Azizi nga Gostivari ‘selam’ ASH-së: Gostivari ka qenë çdoherë opozitar

IMG_1726

Rinia e Gostivarit rreshtohet me Lëvizjen BESA (FOTO)

parking-oh

Nesër hyn në fuqi tarifa verore e parkingut në qytetin e Shkupit

IMG_1720

VMRO-Popullore do të votojë për ndryshimet kushtetuese

mesic

Mesiq: Maqedonia qëmoti duhej të ishte anëtare e BE-së

IMG_1723

Në Universitetin e Tetovës u promovua libri “Të lirë” i Lea Ypit, shkrimtares dhe filozofes së njohur me renome ndërkombëtare

INFO

NA NDIQ