Në CEMV “Drini i Zi”, 23 maqedonas – asnjë shqiptar

Picture of INA
INA

21/05/2025

Strugë 20 maj – Punësime monoetnike në filialin e Centraleve Elektrike të Maqedonisë së Veriut (CEMV)- “Drini i Zi” në Strugë. Këto ditë janë pranuar 23 persona me kontrata të përkohshme pune, të gjithë nga komuniteti maqedonas dhe asnjë shqiptar, shkruan gazeta KOHA.

Me këtë rast, ka reaguar ashpër Dega e BDI-së në Strugë, sipas të cilës, kjo praktikë diskriminuese dhe përjashtuese është e papranueshme, veçanërisht në një rajon si Struga, ku shqiptarët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë dhe kanë të drejtë të përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë në të gjitha institucionet publike dhe ndërmarrjet shtetërore:

Reagimi i plotë i Degës së BDI-së në Strugë:

Me shqetësim të thellë kemi marrë vesh se në filialin e CEMV-së “Drini i Zi” në Strugë dhe në hidrocentralin e Shpilës, janë angazhuar 23 persona me kontrata të përkohshme pune, të gjithë nga komuniteti maqedonas dhe asnjë shqiptar.

Kjo praktikë diskriminuese dhe përjashtuese është e papranueshme, veçanërisht në një rajon si Struga, ku shqiptarët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë dhe kanë të drejtë të përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë në të gjitha institucionet publike dhe ndërmarrjet shtetërore.

Mos-përfaqësimi i shqiptarëve në këtë proces punësimi jo vetëm që cenon parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë, por përbën edhe shkelje të frymës së bashkëjetesës dhe kohezionit shoqëror për të cilat përpiqemi të punojmë çdo ditë.

Kërkojmë urgjentisht nga drejtuesit e CEMV-së dhe autoritetet përgjegjëse të japin shpjegime për këtë përjashtim të hapur dhe të ndërmarrin masa konkrete për korrigjimin e kësaj padrejtësie. Njëkohësisht, i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse të monitorojnë me kujdes praktikat e punësimit në ndërmarrjet publike dhe të garantojnë përfaqësim të drejtë dhe proporcional të të gjithë komuniteteve.

Diskriminimi nuk duhet të ketë vend në një shoqëri demokratike. Barazia në punësim nuk është vetëm e drejtë ligjore, por edhe detyrim moral.

TË FUNDIT

Pacolli: VV-ja i ka numrat për formimin e Qeverisë, por nuk i zbulojmë emrat

Sot mot me diell dhe temperatura të larta në gjithë vendin

Mamdani drejt historisë, kryetari i parë mysliman i New Yorkut në horizont

Google lançon pamjen e re vizuale të Android

Dashuria në kohën e inteligjencës artificiale: A do të na kuptojë ndonjëherë një robot?

Sot pritet shpallja e aktgjykimit për vrasjet makabre të Vanjës dhe Pançes

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË