Në ditën e Besëlidhjes, u promovua puna vjetore e ITShKSh-së

Picture of designer@fetishimedia.ch

02/03/2023

Me një performancë artistike nga grupi muzikor “Duo Scupi”, nisi promovimi i veprimtarisë hulumtuese-shkencore dhe botuese të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup gjatë vitit 2022. Aktivitetet e këtij Instituti zakonisht kanë më shumë se sa një motiv, dhe ky promovim u zhvillua në shenjë të përkujtimit të 579-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, si njërën nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare, me Skënderbeun si kryeprijës arbëror.

Drejtori i ITShKSh-së, Skender Asani, tha se figura e kryeheroit Skënderbe prore mbetet udhërrëfyes i përpjekjeve tona shekullore për mirëqenie, konsolidim dhe përbashkim të idealeve të kahershme, dhe Besëlidhja e Lezhës mbetet akti më madhor në momentet kyçe të historisë sonë kombëtare. Sipas tij, kjo Lidhje duhet të na shërbejë si shembull edhe sot se si të bëhemi të gjithë bashkë në ide dhe veprime, në kohën kur çështja e Kosovës është vënë para një sprove të madhe ndërkombëtare. Asani më pas u përqendrua në punën e bujshme të Institutit gjatë vitit paraprak, i cili u karakterizua me shumë projekte shkencore, komfenreca e simpozume, botime dhe bashkëpunime me Prishtinën e Tiranën, duke u shquar Shkupi si qendër e rëndësishme albanologjike.

Më pas sekretari shkencor i Institutit, Sefer Tahiri, dha një pasqyrë më përmbledhëse për gjithë veprimtarinë e bujshme hulumtuese-shkencore të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup gjatë vitit 2022.

Dhe në fund, lidhur me veprimtarinë botuese të Institutit, foli përgjegjësi i botimeve dhe njëherit kryetar i Këshillit të Institutit, Sevdail Demiri, i cili tha se falë angazhimit të punëtorëve shkencorë dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm të Institutit, është arritur që brenda vitit 2022 të kemi 20 botime të rëndësishme shkendore kryesisht të fushës albanologjike. Këto botime janë realizuar edhe falë mbështetjes nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut.

Për vitin vijues kalendarik 2023, ITShKSh-Shkup po ashtu ka një plan-program ambicioz të punës hulumtuese-shkencore dhe botuese.

TË FUNDIT

Gjesti për Xhenetën: As sytë….

Dafina Zeqiri i kundërpërgjigjet Labit pas deklaratave të tij: Njerëz që doni të merrni pjesë nga historia ime

Konfirmohet koalicioni mes LVV-së e NISMA-s: Këto janë kërkesat e Limajt

Pritja e madhe për finalen e BBVA4: Njoftim i rëndësishëm nga familjarët e Gjestit

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë…

283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë...

LEXO MË SHUMË