Në ditën e Samitit të NATO-s në Londër, pinjolli i Putinit në Beograd

0

Presidenti bellorus Aleksandar Llukashenko po qëndron për vizitë në Beograd, ndërkohë derisa në Londër po mbahet Samiti i NATO-s. Kjo vizitë nga disa qarqe diplomatike është cilësuar si një tendencë dhe sinjal për ndikimin rus në Ballkan, pasi që Llukashenko konsiderohet aleati i ngushtë i presidentit rus Vlladimir Putin. LLukashenko ka mbërritur me rastin e 25 vjetorit të marrëdhënieve midis dy vendeve, ndërsa ai është pritur me një ceremoni speciale. Mediat serbe kanë shkruar se Llukashenko ka qenë presidenti i vetëm që kishte ardhur në Serbi gjatë bombardimeve të NATO-s. (INA)