Në Dortmund vritet një prind (32) i dy fëmijëve nga Maqedonia e Veriut

Natë e përgjakshme në veri të Dortmundit. Të shtëna janë dëgjuar në rrugë, qëllohet një burrë – dhe sulmuesi u largua me shpejtësi në veturë

Është ora 0.30 e mëngjesit kur viktima dhe autori takohen në rrugën “Hirtenstrasse” dhe fillojnë të shtënat me armë zjarri. 32-vjeçari është goditur disa herë ballëpërballë para shtëpisë së tij dhe është rrëzuar me plagë të rënda. Dëshmitarët shohin një figurë duke ikur. Një rrugë më tutje, autori futet në një veturë të vogël dhe arratiset.

Viktima është një burrë nga Maqedonia e Veriut, babai i dy fëmijëve, shkruajnë mediat gjermane, transmeton portali Shtegu. Sipas informacioneve të gazetës “Bild”, ai ishte në rrezik për vdekje pasi u godit në mëlçi, enët e gjakut dhe organet e barkut. Në vendin e krimit, mjekësia ligjore gjeti gjashtë gëzhoja, ende nuk dihet se sa të shtëna janë shkrepur.

Policia gjermane është në kërkim të një burri rreth 35 vjeç, rreth 1.85 metra i gjatë, me mjekër treditore, pantallona të errëta dhe kapuç bejsbolli. Lutet populllata që të informojë hetuesit. Numri i telefonit: 0231-1320.