Nedai Shaholli
Tashmë është zyrtare dhe nuk janë më thashetheme zërat për pjesëmarrjen e ASH-së në qeverinë e koalicionit. Dëshira e aleancistëve të Taravarit për t’u bërë pjesë e qeverisë duket se do të bëhet realitet pasi Kuvendi qendror i ASH-së i ka dhënë dritë të gjelbërt grupit negociator për të nisur bisedimet me premierin Dhimio për t’i futur edhe ata ‘në stanin e tij’, ku së bashku me ‘kriminelët integristë’ në bordellon qeveritare do të ndajnë kockat e pushtetit dhe mëkatet e fajësisë që integristët kanë bërë në mungesë të tyre.
Në emër të sajesës së zbarët tashmë për frontit ‘bashkë për Europë’ Taravari me aleancistët po futen në qeverinë e ‘krimit dhe të korrupsionit’ jo për shkak të marrjes së përgjegjësive në situatën në të cilën ndodhet ‘drzhava jonë Severna’, por për shkak të leverdive të pushtetit dhe ndarjes së qokave dhe kockave edhe për ta.
Pasi nuk iu durua më Taravarit dhe ASH-së qëndrimi në opozitë, ata kanë reflektuar thellë për një mendim ndryshe duke patur eksperienca zhgënjyese me dështime të njëpasnjëshme për ta rrëzuar ‘qeverinë e krimit’ edhe atëherë kur tentuan ‘të bëjnë 61 deputetë’ me komitët e Mickos dhe ‘Levicën’, së fundmi ndryshuan dhe hoqën dorë nga të bërit opozitë e pasuksesshme dhe po i qasen SDSM-së së premierit Dhimo Kovaçi, për t’i futur edhe ata në atë ‘qeveri të krimit’ së bashku me ‘kriminelët dhe të korruptuarit integristë’ në tavolinën e madhe qeveritare.
Si partiçkat tjera shqiptare ashtu edhe aleancistët kanë dhënë prova të lojalizmit dhe të servilizmit në të kaluarën me ndryshimet kushtetuese, kur tërhoqën amandamentet kushtetuese për gjoja në emër të eurointegrimeve më 2019, kur sharlatani Zajko joshi dy deputetët aleancistë të votojnë ato ndryshime që konsistonte me heqjen e bllokadës greke dhe Marrëveshjen e Prespës, ndërsa nofka e turpit si 20% ngeli në kushtetutë aty a pandryshuar edhe për fajin dhe krimin e aleancistëve.
Siç thotë një shprehje e vjetër se : Kur e hanë njëherë do ta hash gjithmonë!
Edhe Taravari duket se është joshur nga një demagog tjetër i SDSM-së siç është premieri Dhimo dhe do t’i votojë ato ndryshime pa e prekur nofkën e turpit për shqiptarët 20% e famshëm në emër të kompromisit të madh të eurointegrimeve.
Ndaj, elektorati aleancist të mos shpresoj shumë nga udhëheqësit e saj se me ta në ‘qeverinë e krimit dhe korrupsionit’ gjërat do të ndryshojë në shëndetësi dhe në zbutjen e papunësisë apo në mirëqënien e tyre dhe në fushat e tjera, pasi ‘qeveria e krimit dhe e korrupsionit’ do të vazhdoj ta trash zullumin edhe me aleancistët brenda, të cilët aty do të jenë si ‘arnë e re’ e qeverisë.
Ata do të jenë aty si pragmatistë të etur, për të kollofitur kulaçin qeveritar dhe jo për të mbrojtur interesat e shqiptarëve pasi historia e qeverive të koalicionit ka dëshmuar për këtë ‘traditë të turpshme si lolo pa dinjitet’ të pjesëmarrjes së partive shqiptare në to si kuklla të pushtetit të paktën në këto dy dekada të fundit.