Në Emër të Heshtjes

Picture of INA
INA

10/06/2025

Shkruan: Vjosa Bajrami

Ngjyra ime e preferuar ka qenë gjithmonë e kuqja. Disa më kanë thënë se kjo është ngjyra e parë që njeriu sheh në barkun e nënës- një shpjegim ndoshta i çuditshëm, por i ngjitur diku në kujtesën time. Njëherë dëgjova një teolog që e përshkruante të kuqen si një vijë kufitare që një grua nuk guxon ta kalojë-vija që quhet turp.
E kuqja është gjithashtu simbol i gjakut. Në lojërat e fëmijërisë, ajo nënkuptonte humbje, në Ditën e Shën Valentinit merrë ngjyrën e pasionit, kur dashuria shprehet me lule të kuqe. E bardha, përkundrazi, ka qenë gjithmonë sinonim i të pastërtës, së mirës dhe të vërtetës. Por atëherë: çfarë ngjyre kanë gënjeshtra dhe padrejtësia?
Sot nuk dua të flas për ngjyra. Dua të flas për heshtjen, gënjeshtrat dhe injorancën. Çfarë simbolizon heshtja? A është me të vërtetë heshtje apo një zhurmë vrasëse- e nxitur nga injorantët që sot janë kthyer në shtyllat kryesore te institucioneve tona akademike?
Më lejoni t’ju them diçka edhe më të hidhur: “intelektualët” e sotëm që mbrojnë me fanatizëm brezin e paditur, ata janë bërë mburoja më e fortë e mediokritetit.
E dhimbshme është kur kupton se fjalimet motivuese dhe parimet e ashpra të profesorëve që dikur ngjallnin frymëzim, sot më duken mashtrime. Si figura bosh, të rrënjosura në dogmat e një kohe që më nuk ekziston.

Padrejtësitë nuk janë aspak ekskluzivitet i vendit tonë. Por po ta dija se ne cilat institucione do të kërkoja thesarin e dijes dhe zhvillimit, ndoshta do të dëshiroja të mbetesha një fëmijë pesëvjeçar- ose të lindja ne një vend tjetër, larg këtij vendi të mallkuar.
Thonë se kur bashkohen forcat që kërkojnë drejtësi, nuk ka gjasë të humbasësh. Por si të bashkohesh për t’i mposhtur kur udhëheqesh nga një elitë me kulte narciste?
Çfarë e shkaktoi këtë verbëri kronike dhe heshtjen e thellë të akademikëve tanë, të cilët ende pretendojnë të jenë “brezi më i artë”-produkt autentik i komunizmit?
Ata krenohen për bazën e fortë arsimore, ndërkohë që ne mësojmë nga materiale qesharake të nivelit të një filloristi. Dëgjova dikë duke bërtitur “turp, turp” për faktin se ne po studjonim në një dispensë me volumin e një libri fillor, duke u ankuar se pse ne veçmë nuk ishim bërë Ajnshtajnët dhe Tesla të dytë.
Po pse ne nuk po mësojmë nga një Ajnshtajn shqiptar që po revoltohet përballë kësaj mase moderne dhe të paaftë? Ku janë zbulimet dhe veprat e tyre voluminoze?
Ku është ai “Ajnshtajni shqiptar” qe do të duhej të frymëzonte një brez të tërë? Mendjet e ndritura nuk mbijetojnë në hijen e hipokrizisë ballkanike. Ato largohen drejt vendeve që i vlerësojnë. Ne mbetemi këtu, duke dëgjuar premtime të zbrazëta.
Ligjëruesit që dikur i imagjinoja si njerëz të mëdhenj, me net pa gjumë dhe me një bagazh te madh njohurish pas shpine, rezultuan në fasada. Ashtu siç janë fasadë shumë diploma që prodhohen sot.
Në këtë kohë moderne që shumë e përmendin pa e kuptuar, kompetenca matet me pajisje teknologjike dhe me fjalime të stërpërsëritura në PowerPoint. Kështu zënë vend në katedra disa narcistë mediokër, që më shumë kujdesen për reputacionin sesa për edukimin.
Dhe heshtja? Ah heshtja. Pse heshtën gjatë provimeve, kur më të paaftët, me kokën ulur bënin krime akademike pa asnjë pikë turpi? Ku në fund, të gjithë barazohen. Ai që përpiqet dhe ai që manipulon. Ai që studion dhe ai që vetëm i shkon rrjedhës.
Pastaj intelektualët tanë, ngrisin zërin kundër politikës “së ndyrë”, ndërkohë që vetë janë ata që i edukojnë dhe mbështesin brezat vetëm për t’i mbushur partitë e nesërme me politikanët më të urryer të shtetit.
Profesorët e tyre komunistë do të zhgënjeheshin shumë po të shihnin nivelin e vlerësimit dhe kuadrit që po hedhin në treg: një brez të humbur, pa horizont me një diplomë që vlen vetëm për një kornizë në mur. Dhe të nesërmen të etikohet si gjenerata më e keqe në histori.
Disa nuk vijnë në universitet për dije, por për të bërë pazare të fshehta nën hijen e korridoreve akademike. Disa i kalojnë provimet me ndërhyrje, manipulime dhe me nota fallco. Në fund, askush nuk ngrit zërin. Sepse manipuluesit kanë gjithmonë mbështetjen e atyre që janë ulur lartë- profesorë të verbër me parime bosh.

TË FUNDIT

Elmi Aziri: A do të galvanizohet ligji i përfaqësimit?

Gjendet shëndosh e mirë 4-vjeçarja që u zhduk në plazhin e Golemit

Kjo është përmbajtja e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë

Mendi Qyra shpall kandidaturën e pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës – Mbështetje e fuqishme nga biznesi dhe qytetarët

“Bashkimi 2002” nis përgatitjet për provimin e brezit të zi – 10 garues drejt titullit mjeshtër

Shkupjani nga Butelli rrah brutalisht gruan – i caktohet masa e paraburgimit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË