Në ferr do të zbres, do shndris veç për të vdekurit!

INA
INA

17 Gusht, 2023

Shkruan: Besim Xani

Poeti Lasgush Poradeci është poeti më i madh lirik i botës shqiptare, ai ishte njohës i mirë i kulturës letërare, filozofike, evropiane dhe botërore. Për të treguar se çfarë artisti ishte, mjafton të shkruajmë vetëm dy mendime për artin poetik: Që të bësh një varg të mirë, duhet shumë kohë, ndërsa që të bësh disa poezi të bukura, nuk mjafton një jetë të tërë.

Ai jetoi në kohën e diktaturës më të ashpër të planetit, por shpirti i madh i tij nuk pranoi të humbte lirinë. Jetoi i vetmuar dhe i mohuar nga diktatura, ai bëri një jetë 100% shpirtërore.

Ai shkroi vetëm 2 vëllime me poezi, “Vallja e Yjeve” dhe “Ylli i Zemrës,” vepra këto të përjetshme. Ishte i vetëdijshëm për vlerën e veprës së tij. Ai thotë, “Kur do të vdes, Llazari s’do ti bëhet as varri, por më vonë lapidari.”

Ismail Kadare, në librin “Ftesë në Studio,” thotë: Kam pasur fatin të takoj shkrimtarë, filozofë nobelistë, por Lasgush Poradeci mbetet shpirti më i ndërlikuar që kam takuar ndonjëherë. Ai një ditë do ti thotë Kadaresë: “E din ti se si iu kërcënua Dielli Zeusit në Iliadën e Homerit?! “Në ferr do zbres, do shndris vetëm për të vdekurit.” Këtë lloj kërcënimi thotë Lasgushi duhet ta bëjë poeti për tiranin. Në këtë rast, Lasgushi do t’i gjasojë diellit, sepse siç thotë Kujtim Shala, “Dielli është vetëdija.” Poezia e tij është e përjetshme, diçka që nuk ndodh me sunduesin.

Sunduesi është i përkohshëm, ndërsa poeti përdor ndjenjat, poezinë dhe përjetësinë, kurse tirani përdor dhunën dhe terrorin. Zemërimi i Lasgushit shihet sikurse zemërimi i diellit kur pyet për tiranin:

Është gjallë apo ka vdekur?! Kujtim Shala na thotë në studimin e tij “Lasgushi i përjetshëm” se poeti i madh e ka nxjerrë jashtë sistemit të vet diktatorin, jashtë epokës së tij, jashtë mendjes, pra jashtë poezisë, jashtë përjetësimit.

Diktatori pra është humbësi jo Lasgushi Poradeci, pra Lasgushi është i përjetshëm. Ngase përjashton sunduesin nga përjetësia, vepra e tij do të jetë ushqim i përjetshëm për shpirtin njerëzor.

Poashtu Sabri Hamiti, në studimin e tij për Lasgush Poradecin, do ta titullojë veprën me titull “Vdekja e Nositit.” Ne do të ndalemi vetëm në vjershën “Vdekja e Nositit”: Analizë e vetëm një strofe të kësaj poezie

“Pa nis ah! gjirin ta godas…
Dh’e hap ah! gjirin më një ças…
Dh’i nginj ah! zogjtë-e vdes me gas!…

Vetëm kur përmbushet ky ideal mund të bëhet e pavajtuar vdekja prandaj Nositi vdes me gas ngase i ushqen të vegjlit e vetë me gjakun e tij “Kjo vdekje është e ëmbël” thotë Sabri Hamiti. Në këtë analizën ai ka prekur kulmin e artit poetik të Lasgush Poradecit, duke treguar aktin e flijimit për të tjerët me gas, kësi lloj flijimi mund të gjejmë vetëm tek Eskili Grek në veprën e tij “Prometheu i mbërthyer”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

universiteti-i-tetoves-UT

Rreth dy mijë studentë të rinj i filluan studimet në njësitë akademike të Universitetit të Tetovës

Arbri 05

FNT SkupiFestival Shkup së shpejti do të fillon edicionin e tij të 17 të me radhë

kompleksi-adem-jashari

“Turqit janë të gatshëm që të bëjnë film për Adem Jasharin”

pika zero

‘Pika zero e historisë’/ Zbulohen statuja të reja në vendet e lashta të Gobeklitepe dhe Karahantepe

universiteti tiranes

Sot nis viti i ri akademik/ 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore, ‘Mjekësia’ paralajmëron bojkot

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Në Ohër gjithnjë e më pak filloristë shqiptarë

librat-780x439

Në Shkup vjen një studim më i plotë mbi veprën e Ernest Koliqit

nxenesit idrizove shkolla

S’ka zgjidhje për nxënësit shqiptarë të Idrizovës, Stefkovski nuk lëshon pe

driton kuci jusuf zejneli

Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli e priti në takim ambasadorin e RMV-së në Norvegji, Driton Kuçi – Shqip

INFO

NA NDIQ