Në fillim të dhjetorit, Johannes Hahn viziton Kosovën

0

Komisionari evropian për zgjerim dhe fqinjësi Johannes Hahn do të vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha në konferencë për media të mbajtur pas takimit treguan se Komisionari evropian për zgjerim dhe fqinjësi Johannes Hahn, do ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit.

Kjo vizitë sipas Haradinajt përçon mesazhin që Kosova është kandidat serioz potencial për status të kandidatit ne BE, sado që ka pranuar se ka ligje më specifike që kërkojnë votë të posaçme.

Mirëpo, kur u pyet për liberalizimin e vizave, Haradinaj ndër tjerash pranoi se ka hezitim që Kosova të futet në agjendë.