Në fshatin shqiptar në Maqedoni përdoret një fjalë që se gjen askund tjetër, ja cila është!

Picture of ina-online
ina-online

04/08/2024

Shkruan: Prof.dr. Mustafa Ibrahimi

Sa herë që shkoj në vendlindje, pyetjen e parë që ma bëjnë bashkavendasit e mi është:

Kur erdhe?
Parthin sa erdha! – u përgjigjem.

Ndajfolja kohe “parthin” që përdoret vetëm në të folmen shqipe të fshatit Cërnilishtë të Prilepit, ka kuptimin “pak më parë, para disa minutash” dhe është fjalë shumë e rrallë në dialektologjinë shqiptare. Për lashtësinë e saj dëshmon prezenca e tingullit –th- në rrënjën e kësaj fjale, si formë arkaike që ka mbijetuar me shekuj dhe që përdoret sot e kësaj dite në këtë të folme të izoluar dhe kalimtare në rajonin e Pelagonisë. Në mënyrë sporadike, ndajfoljen “parthin” e hasim edhe në disa të folme të izoluara toske, arbëreshe dhe çame. Sipas studimit të Manella Totonit ndajfolja “parthin” përdoret edhe në fshatin Nivicë-Bubarë të Himarës me kuptimin “qëpari”. (Shih Manella Totoni, E folmja e Bregdetit të Poshtëm. Në Studime filologjike, nr.1, Tiranë 1964, fq. 156.

Vlen të përmendim se me këtë rrënjë është emërtuar edhe fisi ilir “Parthinët”, që sipas historianit Pëllumb Xhufi te “Arbëria mesjetare”, beson se Albonopoli ndodhej në vendbanimin e fisit “Parthin”. Nga po ky studiues mësojmë se emërtimi Alban (Alb=i bardhë) është rrjedhojë e përkthimit të emrit Parthin (të Bardhët) që mbante fisi ilir (botuar në gazetën “Shqiptarja.com”, Tiranë, nr.64, të datës 19.03.2017, fq.15). Sipas një hipoteze të studiuesit Abdulla Mehmetit rrënjën e fjalës parthenon, e gjen në ndajfoljen e kohës: par (më parë) + then (tonë) që do të thotë (Të parët e jonë); parthinët ( të parët tanë).

Meqë globalizmi po përhapet shumë shpejt në të gjitha poret e jetës, ai po rrezikon jo vetëm gjuhët standarde dhe të normuara, por edhe të folmet. Ka ardhur koha që këto të folme, së bashku me fjalët e tyre arkaike të mbrohen me ligj dhe të shpallen si monumente të trashëgimisë kulturore dhe si relikte të vjetra dhe të lashta të një populli të caktuar!

TË FUNDIT
13 orë
Partia Lëvizja Turke: Është keqpërdorur “balancuesi”, qeveria të fokusohet në gjetjen e një modeli të ri
2 javë
Mbyllen pikat kufitare të Bërnjakut dhe Merdarës, Sveçla jep detajet e fundit
2 javë
FOTO/ Efi Dhedhes surprizon ndjekësit, zbulon se do ta shohim pjesë të një filmi?
3 javë
U aludua se po shkonin drejt ndarjes me Marina Vjollcën, reagon Getoar Selimi me një postim
3 javë
Një grua nga Maqedonia e Veriut arrestohet në Kosovë

ME TE LEXUARA

13 orë
Partia Lëvizja Turke: Është keqpërdorur “balancuesi”, qeveria të fokusohet në gjetjen e një modeli të ri

LEXO MË SHUMË

Partia Levizja e Turqve THP

Partia Lëvizja Turke: Është keqpërdorur “balancuesi”, qeveria të fokusohet në gjetjen e një modeli të ri

serb bllokada protesta kufi

Mbyllen pikat kufitare të Bërnjakut dhe Merdarës, Sveçla jep detajet e fundit

efi dhedhes

FOTO/ Efi Dhedhes surprizon ndjekësit, zbulon se do ta shohim pjesë të një filmi?

marina-getoari

U aludua se po shkonin drejt ndarjes me Marina Vjollcën, reagon Getoar Selimi me një postim

Policia-e-Kosoves-800x445

Një grua nga Maqedonia e Veriut arrestohet në Kosovë

vlen llogo

VLEN: I bëjmë thirrje Dimitrievskit të mos i bëjë qejfin BDI-së

reshje-shiu

Stuhi me erë dhe shi kanë përfshirë rajonin e Kumanovës

arben taravari

Taravari: Marrëdhëniet me Shqipërinë prioritet absolut (FOTO)

vlen llogo

VLEN: BDI dhe satelitët e saj përmes obstruksioneve po përpiqen të mbrojnë krimin e tyre!

INFO

NA NDIQ