Në fund më bindi Ali Ahmeti!

INA
INA

28/01/2024

Kimete Berisha

Sot duhet të gëzohem.
E kemi obligim kombëtar të gëzohemi sot.
Por, nuk po mundem!
Nuk po ndjej asgjë.

S’di çfarë ka kjo zemër që u bë gur!

Veç humorit…
– A s’është qesharake të gëzohem sot që një shqiptar po bëhet kryeministër i Maqedonisë së Veriut!

– A ende duhet të gëzohemi që jemi shqiptarë!
Domethënë mjafton që kryeministri të jetë shqiptar…se, kur je shqiptar automatikisht ti je edhe ‘i mirë’!

– Ç’prej se udhëheqin shqiptarët, e di se aty ku udhëheqin shqiptarët nuk ka drejtësi, nuk ka të ardhme, ka pabarazi, ka varfëri…
aty ndodh horrori…njësoj është keq, sikur të të udhëheq armiku!

– Shqiptarët lavdërohen që janë gjendur shqiptarë edhe në Titanik, anipse janë mbytur.
Kryesore të jesh shqiptar, o si hajn, o si kriminel, si si i vdekur!

– Shqiptar është kryeministri i Shqipërisë, por ai bashkë me
jaranin e tij Kastratin, shqiptarçe i gjobitë me taksë vetëm shqiptarët e Kosovës.

Pse i gjobitë?
Sepse mundet!

– Çfarë duhet të ndjej unë sot kur lexoj që kryeministri i Kosovës, nejse, Banka Qendrore, me të drejtë e ndalon dinarin serb në Kosovë, kur xhepin e kam të mbushur me nga 2 euro fallse.

Pra, shteti i Kosovës nuk mund të të mbrojë nga eurot fallse por mund të të mbrojë nga dinari serb, që neve nuk na hyn në udhë.

– Nuk na hyn në udhë ‘lufta politike e monedhave’ , neve na hyn në udhë mashtrimi dhe vjedhja që na bëhet publikisht, përditë, e s’ka kush të na mbrojë.

– Pse duhet të gëzohem sot!

Për Drejtësinë e Kosovës që si copë mishi i bardhë shitet e bëihet me pare!
– Shqiptar është polici që e përshtati raportin e masakrimit të djalit të ri nga Podujeva.

– Shqiptar është tregtari dhe kryetari i Prishtinës që e rrezikuan gjysmë milioni banorë të Prishtinës për t’i vjedhur 300 e kusur mijë euro të kulmit të komunës.

– Pse duhet të gëzohem që kryeministri i Maqedonisë së Veriut është shqiptar!

– A janë shqiptarë ata gjyqtarë që e liruan nga burgu përdhunuesin e V.K. në luftë!

– A janë shqiptarë a çka janë këta që nuk qenë të zotë ta bëjnë një padi për vrasjen e qindra fëmijëve shqiptarë në luftë!

– A s’janë shqiptarë patriotë këta që s’lanë fabrikë pa plaçkitur, s’lanë pasuri pa vjedhur, s’lanë gjë pa shkretëruar!

– Shqiptarë, bile veteranë, janë kryeministrat që i privuan nga pensioni punëtorët e larguar me dhunë nga puna në vitet e ’90-ta!

Nuk ua dhanë pensionet me arsyen se nuk ia kanë paguar kontributet Serbisë.
Si kanë pasur t’ia paguajnë kontributet, kur Serbia i ka larguar nga puna…

Me ligjin e ri të Albin Kurtit edhe më shumë i kanë lajthitur dhe i kanë mashtruar pensionistët!
Sepse tash lypin fakte të Serbisë prej pleqve!
– Fakte lypin prej të persekutuarve, në vend se faktet t’i kenë në arkivat e tyre shtetërore.

– Shqiptarë janë, s’ka më të këqij për të vetin.
Është mentalitet që nuk mund të ndryshojë.

-,Armiku i ka vrarë fëmijët shqiptarë, por politikanë, prokurorë e gjykatës shqiptarë kanë bërë tregti me Drejtësinë, duke e shitur dhe blerë pafajësinë, duke i zhdukur gjurmët e krimeve dhe duke e porositur fajësinë!

Nuk ka më rrezik se sa të jetosh në një vend pa Drejtësi!
Nuk ka më rrezik se sa të jetosh në Kosovë.
Drejtësia në Kosovë është fund e krye mafioze dhe kriminale!
Është armikja më e madhe e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovë.

– A e keni parë ju një rast ku Drejtësia ka fituar?!

– Shqiptar është Edi Rama.
Në Shqipëri s’ka drejtësi, ka ndëshkim.
A është fer për shembull, babai i tij e ka nënshkruar pushkatimin e poetit dhe kurrë nuk ka dhënë xhevap!

Çfarë drejtësie selektive është kjo, Sali Berisha u arrestua për korrupsion pasiv, e në të njëjtën kohë fluturpn korrupsioni aktiv i qeverisë së Edi Ramës.

– Qe 25 vite mua më maltretojnë shqiptarët!
– E juve?
Mos po vjen dikush nga anë e katër anët e botës për t’ua nxirë jetën?

– Por, megjithë logjikën, e do rendi që sot të ndjehesha pak shqiptare, më vinte shumë mërzi që nuk mund të gëzohesha për Talatin, por edhe më inat më vinte kur i shihja burrat që fluturonin nga gëzimi përreth Ali Ahmetit.
Ata ishin dalldisur aq shumë….
Burra të gëzuar – kijamet.

-,Këndonin këngë patriotike me sopata, në të gjitja anët pikonte gjaku ‘letrar’, ama këndonin bukur.

– Një shqiptar u bë kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut, me fuqi të kufizuar ekzekutive!
Fshihu dikund, gëzohu tinëz….aman.
Ose porositi disa të rinjë të gëzohen për ty…se nuk të ka hije…

– Nuk po rehatohesha!
Medoemos duhej të gëzohesha sa për adet, siç e kam pasur zanat…
Doja të dija se pse të gjithë po e quajnë këtë ‘ditë historike’ e mua po më duket ‘ditë qesharake’.

– Dhe, kur i erdhi rendi në Kuvend ta thoshte fjalën e tij Ali Ahmeti, ndodhi…ndjeva diçka.
Më së pari më ra në sy fytyra tij pa rrudha.

Më e dobishme për neve do të ishte sikur Ali Ahmeti të na tregonte se si ka arritur t’i parandalojë rrudhat…
se sa që na tregonte si ka hequr zahmet si djalë i ri.
Se ne që e dëgjonim kemi pikur nga qielli…

– Dhe, ajo qetësia e tij, e mafiozëve, e ajo meçuria e tij, burimore ‘Urtë e butë’, më pëlqeu anipse e dija se lehtë është të jesh ‘I urtë e i butë’ kur je i fortë e kur çdo gjë varet prej teje!

Pasi që mua më pëlqejnë njerëzit e mençur edhe nëse janë shumë të poshtër, ia urova.

Emrin Talat e kam dëgjuar vetëm një herë, tek romani ‘Dashuria e Talatit me Fitneten’.
– Jashtë fiksionit, Talati nuk e ka zgjedhur asnjë grua shqiptare në qeverinë e tij teknike.
Kjo për mua është historike.

P.S. Ndërkohë që po shkruaja për Talazin ia pashë sherrin se m’u sosën lakrat e u dasht për së dyti…

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

andi-bushati

Sa VLEN Albin Kurti në Maqedoni?

kim-mehmeti

Aty ku të gjithë majmen nga varfëria e popullit!

Bekim Qoku

Qoku: Ahmeti dhe BDI larg Kosovës dhe afër Serbisë

Daut Dauti

Nga Yeni (Novi) Pazari në Skopi (Shkup)

Ben-Wallace-696x464

Historia na e vërteton që Putin mund të mposhtet

arsim zekolli2

Ku po te dhemb Talo Kapidani?

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

“Vrasja e politikanëve shqiptarë”/ A është kjo arsyeja e vërtetë për largimin e avokatëve të Thaçit e Selimit?

naser-pajaziti

VLEN a do përfshijë në lista figura të shoqërisë civile dhe personalitete që kanë bërë betejat e opozitarizmit

Diljana toska

Presidente?!

INFO

NA NDIQ