Në futboll vjen kartoni blu, Ozil provokon rëndë Atletico Madridin: A do të luajë gjithmonë me 6 lojtarë?

Picture of INA
INA

09/02/2024

Kartoni blu do të futet në futboll, krahas atij të verdhë dhe të kuq. Një risi e madhe, që mund të sjellë një revolucion autentik në botën e futbollit.

Kartoni blu mund të përdoret vetëm në dy raste. Ndërkohë, teksa po flitej për dobinë e tij, mbërriti një batutë therëse, praktikisht e papritur, nga Mesut Ozil, ish-lojtari i Arsenalit dhe Real Madridit, i cili i dha një goditje shumë të rëndë Atletico Madridit.

Përveç të verdhëve dhe të kuqve, në një të ardhme jo shumë të largët, arbitrat kryesorë do të kenë në xhep edhe kartonin blu, i cili do të përdoret vetëm në dy raste. Gjyqtarët do të mund ta përdorin atë për lojtarët që kanë kryer gabime taktike ose që kanë qenë autorë të protestave të tepruara në fushë. Kushdo që e merr atë do ta lërë ekipin e vet me një lojtar më pak në fushë për saktësisht 10 minuta. Në fakt do të jetë një dëbim me kohë të kufizuar.

Dy kartonë blu të marrë së bashku, natyrisht do të rezultojnë në një karton të kuq. Pra, pezullim një ndeshje. Nëse merr një karton të verdhë dhe një blu Brenda 90 minutave lojë, atëherë do të përjashtohesh nga ndeshja në fjalë. Përpara se të zyrtarizohet në të gjitha aspektet, rregullorja e re do të duhet të testohet dhe të shihet, me shumë gjasa sezonin e ardhshëm. Në fund të fundit, të gjitha rregullat e lojës nisin nga Anglia.

Mesut Ozil, i cili kohët e fundit u tërhoq nga futbolli, pas një karriere të shkëlqyer (ai fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë dhe luajti disa sezone mes Arsenalit e Real Madridit), përmes “X” i dha një goditje Atletico Madridit, ndoshta duke pasur parasysh derbet e shumta që përjetoi në Madrid, gjithashtu një gjysmëfinale të dyfishtë të nxehtë të Ligës së Evropës në kohën e tij me Arsenalin. Duke pasur referencë kartonin blu, ai shkroi: “Pra, Atletico Madridi do të luajë vetëm me 6 lojtarë?” Nuk mund të ishte më e qartë se kaq…

TË FUNDIT

Miratohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, licencat edhe në shqip

Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!

“Nuk të prek më”, Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin

Maqedonia e Veriut nuk e ndalon Tik-tokun

Pse Trump firmosi daljen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë?

ME TE LEXUARA

1
Miratohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, licencat edhe në shqip
1
Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!
1
"Nuk të prek më", Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)
1
Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin
1
Maqedonia e Veriut nuk e ndalon Tik-tokun

LEXO MË SHUMË