Në Gjermani arrihet pajtueshmëri për shërbimin e ri ushtarak

Picture of INA
INA

14/11/2025

Koalicioni qeveritar në Gjermani është pajtuar për një plan të ri ushtarak me qëllim të rritjes së numrit të trupave, pas disa muajve të mosmarrëveshjeve mes forcave politike.

Plani i ri për shërbimin ushtarak parasheh që të gjithë djemtë 18-vjeçarë të plotësojnë një formular rreth gatishmërisë së tyre për të shërbyer dhe nga viti 2027 do t’i nënshtrohen një kontrolli mjekësor.

Ky vendim është marrë teksa Berlini përpiqet të krijojë ushtrinë më të fuqishme konvecionale në Evropë.

Shefi i kompanisë më të madhe gjermane në fushën e Mbrojtjes ka bërë të ditur për mediat se beson që synimi mund të arrihet brenda pesë vjetësh.

Ligjvënësit pritet ta votojnë këtë plan deri në fund të vitit 2025.

Më herët gjatë vitit, shefi i Mbrojtjes në Gjermani, gjenerali Carsten Breuer ka paralajmëruar që aleanca e NATO-s duhet të përgatitet për ndonjë sulm të mundshëm rus brenda katër vjetësh.

Kur e kanë formuar koalicionin qeveritar më herët gjatë vitit, konservatorët e kancelarit Friedrich Merz dhe Social-Demokratët e qendrës së majtë janë pajtuar për ta rikthyer shërbimin ushtarak, i cili fillimisht do të jetë në baza vullnetare.

Ushtria gjermane i ka aktualisht rreth 182.000 ushtarë.

Shërbimi i ri ushtarak mëton të rrisë këtë numër për 20.000 vitin e ardhshëm, dhe që shifra të rritet mes 255.000 dhe 260.000 në 10 vjetët e ardhshëm, me 200.000 rezervistë shtesë.

Disa parti politike të krahut të majtë vazhdojnë të kundërshtojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Edhe shumë të rinj gjermanë janë në këtë linjë. Një anketë e realizuar së fundmi për revistën Stern ka sugjeruar se pak mbi gjysma e respodentëve e pëlqejnë shërbimin e detyrueshëm, mirëpo shkalla e kundërshtimit është 63 për qind te grup-mosha 18-29 vjeç./REL

TË FUNDIT

Kështu duket sot gruaja e Ardit Gjebresë

Maqedonia me pothuajse 141 mijë raste me diabet, një e treta mbeten të padiagnostikuara

A do të rritet shumica qeverisëse në janar?

Ministri i BeH bën thirrje për hetime mbi kampet ruse të stërvitjes – “Duhet të jemi të shqetësuar”

Edi Kuqi në qendër të vëmendjes: Biznesmeni shqiptar që po dominon tregun e crypto-s

Asnjë vlerësim pozitiv për mbrojtjen e të dhënave personale në RMV

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË