Në Gjermani gjenden edhe dy të vrarë me shigjeta!

0

Policia gjermane ka gjetur edhe dy trupa të pajetë në një banesë 650 kilometra larg hotelit bavarez, afër Passaut, ku aty dy ditë më parë u gjetën të vrarë tre persona nga shigjeta harku. Kjo banesë në Wittingen ishte e një 30-vjeçareje, e cila ishte një nga viktimat që u gjetën në dhomën e hotelit. Siç raporton policia, pesë viktimat ishin banorë të Gjermanisë./21Media