Në gjimnazin e Ohrit nuk ka paralele në shqip

Picture of ina-online
ina-online

19/05/2024

Nxënësit shqiptarë nga Ohri, të cilët mbarojnë arsimin fillor, nuk kanë ku të vazhdojnë arsimin e mesëm në gjuhën e tyre amtare. Asnjë nga shkollat e mesme nuk ka paralele me mësimin në gjuhën shqipe.

Prandaj detyrohen të udhëtojnë në Strugë, ose të ndjekin mësimet e gjuhës maqedonase në Ohër. Këtë vit 26 nxënësve të shkollave fillore do t’u mohohet kjo e drejtë. Nga shkolla e mesme “Shën Klimenti i Ohrit”, thonë se nuk ka interes dhe për këtë arsye nuk ka pasur konkurs për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe.

“Nuk ka interes. Ne, si institucion, jemi gjithmonë në dispozicionin, dhe jemi në korrelacion me shkollën fillore Vëllazërim-Bashkim dhe në mënyrë të barabartë promovojmë gjimnazin para të gjitha klasave”, tha Svetlana Velkovska – Drejtoreshë e Gjimnazit të Ohrit.

Prindërit thonë se të gjitha nismat e mëparshme për hapjen e një paralele në gjuhën shqipe kanë dështuar.

Shqetësues është edhe fakti se vitet e fundit numri i nxënësve shqiptarë në shkollën “Vëllazërim-Bashkimi” në Ohër shënon ulje.

„Nëse gjeneratat ishin rreth 30 nxënës për gjeneratë, sidomos gjenerata e fundit ishin 16, ose 23 nxënës vitin paraprak. Këtë vit kemi pasur 14 nxënës të regjistruar në klasën e parë në me mësim në gjuhën shqipe, dhe kemi pasur 34 gjysmë maturantë në vitin shkollor 2022/2023. Kjo është një rënie prej rreth 20 nxënës”, tha Xhemal Mehmed – Drejtor i Shkollës Fillore Vëllazërim- Bashkimi – Ohër.

Në Qendrën Shkollore të Elektromakinerisë në Ohër, janë paraparë dy paralele shqipe për konkurset që shpallen, por vitet e fundit interesimi ka qenë më i vogël dhe për këtë arsye asnjëherë nuk është formuar paralele në shqip./Alsat.mk

TË FUNDIT
9 minuta
Ageler kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri
13 minuta
Taravari: Kalojmë në veprim, këto janë synimet tona, integrimet evropiane, heqja e 20% …
52 minuta
Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë
1 orë
EVN Home në Maqedoni pranon ofertën e EMV-së
1 orë
Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Serbët e shqiptarët bashkë, mbështesin hapjen e urës së Ibrit
22 orë
Komisioni Rregullator me vendim të ri – as lirohet dhe as shtrenjtohet benzina dhe dizeli
13 minuta
Taravari: Kalojmë në veprim, këto janë synimet tona, integrimet evropiane, heqja e 20% …
1 ditë
Sesion plenar i Asamblesë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore
20 orë
Gashi priti Konjufcën në Kuvend
9 minuta
Ageler kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri

LEXO MË SHUMË

Angela Ageler

Ageler kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri

FB_IMG_1718965756133

Taravari: Kalojmë në veprim, këto janë synimet tona, integrimet evropiane, heqja e 20% …

kasami

Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë

evn-1

EVN Home në Maqedoni pranon ofertën e EMV-së

VLEN_Ministrat-

Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë

gjasula kombetarja shqiperia

Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria

uck

25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

Mark Rutte

Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s!

FB_IMG_1718953575861

Komenti i guxishëm dhe i sinqertë i një vajze serbe

INFO

NA NDIQ