Në Gjykatën penale duhet të fillojë gjykimi për aksidentin e trafikut në të cilin jetën e humbi Frosina Kulakova

Picture of INA
INA

09/05/2025

Në Gjykatën themelore penale në Shkup sot duhet të fillojë gjykimi kundër Vasil Jovanov, i dyshuar për vepër penale “krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” për aksidentin e trafikut në janar të këtij viti në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup, në të cilin e humbi jetën Frosina Kulakova.

Sipas aktakuzës, më 29 janar 2025, Vasil Jovanov, pa patent shofer dhe nën ndikim të alkoolit, drejtonte automjetin me një shpejtësi prej 91 kilometrash në orë në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup. Në kalimin për këmbësorë, në semaforin e kuq, goditi Frosina Kulakovan, e cila kalonte në dritë jeshile për këmbësorët. Nga fuqia e goditjes, Frosina pësoi lëndime të rënda dhe humbi jetën në vendin e ngjarjes. Për veprën për të cilin akuzohet Jovanov është paraparë dënim me burg deri në 20 vjet.

Rastin do ta udhëheqë gjykatësja Snezhana Markovska.

Ndërkohë, Prokuroria themelore publike Shkup ngriti aktakuzë kundër babait të Vasilit, Zoran Jovanov, për veprën penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Aktakuza ka të bëjë me periudhën nga 04.11.2022 deri më 30.01.2025, në të cilën Zoran Jovanov e lejoi djalin e tij Vasil Jovanov të drejtojë automjetin “Pezho”207”, edhe pse e dinte që ai ishte pa patent shofer dhe është autor i shumëfishtë i kundërvajtjeve rrugore, përfshirë aksidentin rrugor në të cilin humbi jetën 22-vjeçarja Frosina Kulakova.

TË FUNDIT

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese

Gjestit po i mungon Egli Tako

VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet

31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin

Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

Mexhiti: Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË