Në Gjykatën themelore penale – Shkup sot është dërguar ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov për rastin 2Titanik 2″ në të cilin është i akuzuari i parë.
Gjykimi është në fazën e fjalëve përmbyllëse dhe filloi me saktësimin e aktakuzës nga prokurori Gavrill Bubevski. Saktësimi është sipas udhëzimeve nga Apeli, pas heqjes së aktvendimit.
Gjykata penale në vitin 2019 e dënoi ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, ndërsa në dhjetor të vitit të njejtë Gjykata e Apelit e hoqi aktvendimin për shkak të shkeljeve thelbësore të procedurës dhe rastin e ktheu në rigjykim.
Sipas aktakuzës së PSP-së, Mijallkov përmes liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, porositi të urdhërohet bashkëpartiaku nga KSHZ, Bedredin Ibrahimi, të votojë për anulim të votimit të rregullt në vendvotimin në Strumicë, në dobi të Gavrill Pishevit nga VMRO-DPMNE, në dëm të kandidatit të atëhershëm për kryetar komune, Zoran Zaev.
Procesin e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev. Data për aktvendimin do të kumtohet pas fjalëve përmbyllëse.