Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për Llaskarcën

INA
INA

12 Shtator, 2023

Me marrjen në pyetje të ekspertit Lupço Postolov, i cili është pjesë e ekipit për përgatitjen e superekspertizës në komunikacion, në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot ka vazhduar gjykimi për aksidentin e autobusit në Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 persona dhe rreth 30 ishin lënduar.

Krahas Postollovit, në ekipin e ekspertëve të cilët e përgatitën superekspertizën e komunikacionit janë edhe ekspertët Jakup Mamuti dhe Nevzat Zeqiri.

Superekpertizën të cilën Gjykata e urdhëroi në dhjetor të vitit 2021 ishte refuzuar nga fakultetet në shtet, me sqarimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën parapreake, ose nuk janë kompetentë për të njëjtën gjë. Pasi refuzuan fakultetet, lënda ishte dërguar në Byronë për Ekspertiza Gjyqësore, e cila ka mundësi që të formojë ekip nga ekspertë të licencuar të cilët do të bëjnë superekspertizë. Superekspertiza mbërriti në Gjykatën Penale në dhjetor. Pastaj kishte fillim formal të procesit pas të cilit filloi me marrjen në pyetje të ekspertëve të cilët e përgatitën superekspertizën makinerike, ndërsa për momentin edhe të personave ekspertë të cilët e përgatitën superkespertizën në komunikacion.

Të akuzuar në rastin për aksidentin në Llaskarcë, i cili ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo turs”, përgjegjësi për transport në firmë, Remzi Mustafa dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për vepra të kryera penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion. Përderisa, tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, akuzohen për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë.

Procesi gjyqësor për aksidentin filloi në shtator të vitit 2019 dhe e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ejup maqedonci

Ministri i mbrojtjes i Kosovës flet për zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës

Screenshot_2023-09-30-23-01-22-134-edit_com.android.chrome

Paralajmërimi i ish-gjeneralit: Duhet të armatosemi dhe ne, Serbia po përgatit diçka

vucic

Vuçiq tregon se sa forca i ka në kufi me Kosovën

Blerim-Latifi

Ikën cullak n’Serbi (FOTO)

besnik bislimi albin kurti

Qeveria e Kosovës tregon lëvizjet e ushtrisë serbe në drejtim të kufirit të Kosovës

Screenshot_2023-09-30-18-25-37-717-edit_com.android.chrome

Komandantja Supreme pret në presidencë minstrin e Mbrojtjes dhe Gjeneralin Jashari

gjermania-780x470

Gjermania thirrje Serbisë: Reduktoje ushtrinë në kufi me Kosovën pa vonesa

Screenshot_2023-09-30-17-32-39-370-edit_com.facebook.katana

Pilotja amerikane që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht

nato-1

Këto janë instrumentet e NATO-s për stopuar Serbinë

INFO

NA NDIQ