Në Gjykatën penale vazhdoi gjykimi për Llaskarcën

Picture of INA
INA

31/10/2023

Me marrjen në pyetje të ekspertit Lupço Postollov, një pjesë e ekipit që e ka përgatitur superekspertizën e komunikacionit, në Gjykatën themelore penale – Shkup, sot vazhdoi gjykimi për fatkeqësinë e komunikacionit në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona dhe rreth 30 janë lënduar.

Krahas Postollovit, në ekipin e ekspertëve, të cilët e kanë përgatitur superekspertizën e komunikacionit janë edhe ekspertët Jakup Mamuti dhe Nevzat Zeqiri. Hetimi i superekspertëve të komunikacionit filloi në maj të këtij viti.

Postollov sot përsëri do të merret në pyetje nga avokati Lupço Micevski, mbrojtës i të akuzuarit të gjashtë – shoferit të autobusit.

Superekspertiza që Gjykata i ka porositur në dhjetor të vitit 2021 u refuzua nga fakultetet në shtet, me sqarim se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën paraprake ose nuk janë kompetentë për të njëjtën. Pasi fakultetet refuzuan, lënda u dërgua në Byronë për ekspertizë gjyqësore, ku ka mundësi të formojë ekip prej ekspertëve të licencuar, të cilët do të bëjnë superekspertizën.

Superekspertiza arriti në Gjykatën penale në dhjetor. Pastaj formalisht u paraqit procesi, sipas të cilit u fillua me marrje në pyetje të ekspertëve, të cilët e kanë përgatitur superekspertizën makinerike, ndërsa në këtë moment edhe të ekspertëve, të cilët e kanë përgatitur superekspertizën e komunukacionit.

Të akuzuar në rastin e aksidentit në afërsi të Llaskarcës, që ka ndodhur më 13 shkurt 2019, janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo Turs”, personi përgjegjës për transportin në kompaninë, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Ndërkaq për të njëjtën vepër akuzohen tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.

Procesin gjyqësor për aksidentin që filloi në shtator të vitit 2019 e udhëheq gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik, Darko Jakimovski.

TË FUNDIT

Premtimi i Daut Haradinajt: Do ta zhbëjmë Gjykatën Speciale!

Mexhiti: Zero tolerancë për ndotësit e ajrit!

Burim Latifi nga Brukseli: Nënshkruhet Deklaratë historike, forcohet integrimi energjetik i Ballkanit Perëndimor në Europë

Toshkovski: Kemi informacione se një ish-kryetar komune i BDI ka qenë i përfshirë në organizimin e ngjarjeve të 28 nëntorit

Klubi shqiptar emëron trajnerin serb, reagojnë tifozët

Haga ngrit aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË