Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për Llaskarcën

INA
INA

30/05/2023

Me marrjen në pyetje të ekspertëve të cilët kanë përgatitur superekspertizën në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot ka vazhduar gjykimi për aksidentin e autobusit në afërsi të Llaskarcës në të cilën jetën e humbën 16 persona, ndërsa rreth 30 ishin lënduar.

Superekspertiza të cilën Gjykata e urdhëroi në dhjetor të vitit 2021 është refuzuar nga fakultetet në shtet me shpjegimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme ose nuk janë kompetentë për të njëjtën. Pasi fakultetet kanë refuzuar, lënda është dërguar në Byronë e ekspertizës ligjore e cila ka mundësi të formojë ekipin e ekspertëve të licencuar të cilët do të bëjnë superekspertizën.

Superekspertiza ka arritur në Gjykatën penale në dhjetor. Më pas ka pasur fillim formal të procesit e cila nisi me dëgjimin e personave ekspertë të cilët kanë përgatitur superekspertizën, që sipas ekspertëve është konstatuar se aksidenti i autobusit nuk ka qenë i karakterit mekanik.

Të akuzuar në rastin për aksidentin në Llaskarcë që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo Turs”, përgjegjësi për transport në firmë, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski të cilët akuzohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion. Ndërsa, tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, akuzohen për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë.

Procesin gjyqësor për aksidentin që filloi në shtator të vitit 2019 e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

serbi

Zgjedhjet në Serbi: Çka mendon opozita serbe për Albin Kurtin dhe Planin franko-gjerman? (Video)

ali-ahmeti-sllupcan

Tropoja e shpallë “Qytetar Nderi” Ali Ahmetin

IMG_6975

Ferati: Ja kush qëndron pas protestave kundër paraleles shqipe në Çashkë

ZHAKU

Jo bashkëshorti, ja kush është fajtor për vrasjen e Liridonës sipas Zhakut

Liridona ademaj

Detaje të reja për vrasjen makabre, Granit Plava sillej në oborrin e restorantit ku po darkonin Liridona dhe Naimi, rrugës ndërruan veturat

Talat Xhaferi3

Xhaferi: Autoritetet ta zbardhin deri në fund rastin me Vanjën

ndertim

Në Maqedoni hipotekat ulen, ndërtimet dhe kreditë nuk ndalen

vrasesit vanja palevski

Palevski kishte disa akuza penale

IMG_6973

Ky është babai i 14 vjeçares së vrarë në Shkup duke e sjellur në gjykatë

INFO

NA NDIQ