Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot pasi që në Gjykatën themelore penale Shkup në seancën e kaluar u nxorën dëshmi me propozim të mbrojtjes së të akuzuarit Ljupço Palevski. Në seancën e ardhshme të caktuar për më 12 mars është paraparë të fillojë marrja në pyetje e të akuzuarve.
Në Gjykatën penale në seancën e kaluar u dëgjua dëshmitari Stojan Kujunxhieski i cili dëshmoi se së bashku me kolegët nga SPB Veles kryen gjurmim pas të zhdukurit Zhezhovski, si dhe për bastisjen në shtëpinë e Bore Videvskit, ku u gjetën një pushkë gjuetie dhe plumba nëntë milimetërshe për pistoletë.
Në gjykimin mbrojtja e Palevksit prezantoi dëshmi materiale, përfshsirë fletë-pagesë nga banka prej 27 nëntorit 2023 me të cilën pohojnë se në periudhën kritike Palevki nuk ka qenë në vendin e vrasjes së Vanja Gjorçevskës.
Në vazhdim të gjykimit Palevsski parashtroi listë të dëshmive mes të cilave kërkoi të shfaqet video nga Sejf siti ku, sipas thënieve, shihet se automjeti Reno kangu në orën 00:15 mes 21 dhe 22 nëntorit është në qendër të Shkupit dhe jo tek Velikbori para derës, siç shtoi.
Plotësisht, ai kërkoi sqarim se në cilën rrethanë i është nënshtruar ekspertizës telefoni i Zhezhovskit, si dhe automjeti Reno kangu.