Në hyrje të Çarshisë në Shkup, shpaloset tabela me emrin e Jusuf Gërvallës

Sot, në hyrje të Çarshisë së Shkupit do të shpaloset tabela me emrin e ri të rrugës, “Jusuf Gërvalla”.

Tabela do të vendoset nga Komuna e Çairit, ndërkaq e pranishme në shpalosje do të jetë edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës e cila është bija e veprimtarit, Jusuf Gërvall, Donika Gërvalla.