Në Instagram do të shfaqen më shumë reklama

Meta pati një rënie të fitimeve gjatë tremujorit të dytë dhe për të kapërcyer këto probleme, kompania planifikon të përfitojë sa më shumë nga Instagrami, shkruan Bloomberg.

Prandaj, është planifikuar të futen reklama edhe në më shumë pjesë të aplikacionit popullor. Kjo vlen veçanërisht për burimin Explore, si dhe në postimet nga profilet e përdoruesve.

Në Explore reklamat mund të shfaqen nga momenti në moment, ndërsa reklamat në postimet e profileve janë ende në testim. Kompania gjithashtu do t’u ofrojë disa krijuesve një pjesë të të ardhurave nga reklamat që shfaqen në burimet e profilit të tyre.

Meta bëri të ditur edhe disa lëvizje të tjera që do të zbatohen në strategjinë e reklamave të kompanisë. Disa prej tyre do të ndikojnë edhe në Instagram.

Janë duke u eksperimentuar me formate të reja reklamash për Facebookun dhe Instagram Reels.

Për momentin, Meta duket se nuk mendon për faktin se disa njerëz nuk duan të shohin fare reklama.