Në Itali 853 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, shifra më e lartë që nga 28 marsi

0

Italia ka raportuar 853 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, një rritje nga 630 të vdekur sa ishin raportuar një ditë më parë. Është shifra më e lartë e të vdekurve brenda një dite që nga 28 marsi, raporton agjencia Reuters.

Ministria e Shëndetësisë e Italisë po ashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 23.232 raste të reja me koronavirus, që është një rritje nga 22.930 sa ishin regjistruar një ditë më parë.

Italia është vendi i parë perëndimor që është goditur rëndë nga virusi. Që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 51.306 raste me fatalitet si pasojë e COVID-19, që është shifra e dytë në Evropë pas Britanisë së Madhe. Po ashtu ka regjistruar 1.455 milionë raste të infeksionit.

Numri i personave të hospitalizuar në Itali me COVID-19 të martën ka qenë 34.577.