Mbi 20 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar deri më tani nga Izraeli pas sulmeve të djeshme të Hamasit.
Siç informojnë nga MPJ në Shkup, shtetas të shumtë të Maqedonisë së Veriut janë regjistruar në telefonat e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv dhe telefonat SOS në selinë qendrore dhe kanë kërkuar ndihmë për evakuimin e tyre.
Paraprakisht, shtatë shtetas të Maqedonisë së Veriut që kishin qenë në Betlehem, me sukses kanë kaluar kufirin me Jordanin dhe janë pranuar nga konsulja e nderit të vendit dhe janë të sigurt.
Gjithashtu një familje katër anëtarëshe që kishte mbetur në Tel Aviv përmes një fluturimi komercial është drejtuar për në Stamboll.
Ministria e Jashtme njofton se Ambasada në Tel Aviv mbetet në kontakt me shtetasit tjerë të Maqedonisë së Veriut që kanë kërkuar asistencë për t`u evakuar nga Izraeli. Në mesin e tyre janë edhe 11 punonjës ndërtimtarie që kishin mbetur në Ramallah të Bregut Perëndimor. Sipas vlerësimeve të shtabit të krizës, në territorin e Izraelit dhe rajonet e krizës vlerësohet se qëndrojnë 100 deri 200 shtetas të Maqedonisë së Veriut. (INA)