Në janar rikonstruimi i Qeverisë, kush do të ikin dhe kush do të vijnë si ministra?!

Picture of Ina Online
Ina Online

05/11/2025

Në fillim të vitit të ardhshëm do të pasoj rikonstruimi i Qeverisë së koalicionit VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM,mëson INA nga burime qeveritare.

Fundi i janarit do të jetë afati i parë i planifikuar,  pasi që në dhjetor VMRO-DPMNE tashmë ka paralajmëruar kongresin partiak, por edhe në VLEN pritet që të ketë zhvillime të reja dhe rikonfigurim të radhëve.

Rikonstruimi do të përfshijë pak emra nga VMRO-DPMNE, ku përmenden ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ministri i Kulturës Zoran Lutkov dhe eventualisht do të preken edhe resorë të tjerë.

Nga koalicioni VLEN tashmë është paralajmëruar se Bekim Sali do të jetë zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë dhe do të ketë një ministri pa resor. Ndërsa, sipas Fokus, në postin e ministrit të Ekologjisë do të jetë Nedim Rama, shefi i deritanishëm i kabinetit të Mexhitit në këtë ministri.

Nga ZNAM pakënaqësitë janë ndaj dy ministrave, Igor Filkov i drejtësisë dhe Goran Minçev i ministrisë së administratës. Dy emrat nuk kanë bërë asnjë hap drejt reformave dhe se drejtësia dhe administra kanë qenë të targetuara për dobësi dhe përparime në raportin e djeshëm të Komisionit Evropian.

Siç mësohet nga INA, në kuadër të rikonstruimit do të ketë edhe shkëmbim të ministrive, ku VLEN targeton Arsimin, Drejtësinë, Ministrinë për Marrëdhëniet midis bashkësive etnike dhe ndonjë dikaster tjetër, por gjithçka mbetet vetëm si pjesë e debateve ndërpartiake.

Nga tre grupimet politike të koalicionit nuk japin detaje për këtë temë, duke theksuar se është herët të bisedohet dhe se në të ardhmen do të nis debati i brendshëm ndërmjet partnerëve të koalicionit, duke vlerësuar performansat e çdo dikasteri ministror. (INA)

TË FUNDIT

Camaj: Kërkojmë 4 mandate të garantuara për shqiptarët në Mal të Zi

“Kjo është Banjska2”: Publikohen pamjet kur ushtarët serbë u futen në Kosovë dhe kidnapuan kosovarin nga vetura

VLEN konfirmon: Bekim Sali do të jetë zëvendëskryeministër i parë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Taravari: Emërimet e kryetarëve ushtrues detyre shkelin vullnetin e qytetarëve!

Armando Broja ka humbur sensin e lojës, edhe 25 minuta të tjera të çuara dëm

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË