Ne jemi ndryshe, jo sikur ata

Picture of Ina Online
Ina Online

28/01/2025

Shkruan: Blerant Ramadani

Kritikat e pabaza të BDI-së ndaj koalicionit VLEN vijnë si pasojë e dallimeve midis performancës së tyre të dështuar nga e kaluara, dhe pritjeve të arsyetuara të VLEN-it për të ardhmen.

Koalicioni VLEN është ndërtuar mbi parimin e ndryshimit të vërtetë dhe vendosjes së prioriteteve që për 20 vite u anashkaluan. Prandaj nuk na befasojnë pritjet e mëdha nga qytetarët dhe mediave në tërësi, të cilin ne e pranojmë si shenjë e besimit në profesionalizmin dhe përkushtimin e këtij koalicioni të ri. Pikërisht, kur e di se dikush ja VLEN, pritjet janë të mëdha dhe durimi është i vogël.

Ne nuk po kërkojmë durim për të zvarritur punët, por kohë për të ristrukturuar themelet e një sistemi të ndërtuar mbi stagnim dhe interes personal.

Sulmet banale kundër koalicionit VLEN nuk bëjnë asgjë tjetër përveçse ekspozojnë mungesën e vizionit dhe frikën nga një alternativë që po dëshmon vlera dhe aftësi.

Diferenca është e qartë: qytetarët kanë humbur durimin me ata që i zhgënjyen plot dy dekada, por kanë shpresë dhe mbështetje për ata që punojnë me sinqeritet. VLEN e di se përgjegjësia është e madhe dhe pritjet janë të larta – dhe pikërisht për këtë arsye, po vendos standarde të reja, që të mos kërkohet më durim për gjëra që duhet të jenë të natyrshme: zhvillimi, drejtësia dhe transparenca.

*Autori sekretar gjeneral i ASH-së

TË FUNDIT

Murtezani në Athinë në takim me zëvendësministren e punëve të jashtme greke, Aleksandra Papadopullu

Janevska: Të gjitha paralajmërimet për bom’ba janë të rreme, prindërit të ndjehen të sigurt

Spanja miraton vendimin, ul orët e punës në javë

Egli dhe Gjesti lahen bashkë në dush (video)

Tre arsye se pse duhet rivotuar Albin Kurti

Ferhan Hasani i jep fund karrierës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË