“Ne kërkojmë gjak”! Babai i Naim Murselit: Erdhën dy veta, nëse duan le të më vrasin

INA
INA

09/12/2023

Vrasja e Liridona Ademajt më 29 nëntor ka tronditur opinionin publik. Ishte raportuar se familjeve të të dyshuarve u janë dhënë dy ditë besë dhe se më pas do të përgjigjeshin me Kanun ndaj këtij rasti.

Indeksonline ka kontaktuar babanë e Naimit, Shaban Murselin, i cili tha se dje ishte vizituar nga pjesëtarë të familjes Ademaj, të cilët i kanë thënë se kanë përfunduar ditët e besës. Ai thotë se shtëpia e tij po ruhet nga Policia e Kosovës dhe se nuk ka se çfarë të bëjë lidhur me këtë situatë.

“Na kanë ardhur sonte dy persona dhe na kanë thënë qe “ne kërkojmë gjak”. Thonë se duan përmes Kanunit ta zgjidhin këtë çështje. Tek të tri familjet, dhe jo vetëm tek unë. Unë nuk mundem me i thanë dikujt “mos më vrit”.

Kur të duan le të më vrasin, unë s’kam çfarë të bëj. S’kam zgjidhje. Policia më ka thënë që pas çdo lëvizjeje, çdo mesazhi, na lajmëroni. I thirra e iu thashë që jam i kërcënuar me jetë.

Iu thashë që i kam dy fëmijë të mitur në shtëpi. Tani kam dy patrulla të policisë që janë duke e ruajtur shtëpinë. Ishte edhe një hetues civil. Unë e kam për nipat, se mua të më vrasin kur të duan” tha Murseli.

Ai thotë se gjendja shëndetësore e dy fëmijëve të Liridonës dhe Naimit është e mirë. Por një gjë të tillë e ka mohuar vëllai i Liridonës, Leonardi. Ai thotë se po të donin të bënin një gjë të tillë, do e kishin bërë kohë më parë.

“Më babanë edhe vëllanë, po, e kemi përmendur se kemi folur që mos të na dalë më përpara. Gjakova është e vogël dhe mundemi me u përpjekë me ta. Për këtë arsye kanë çuar njerëz, që mos me u ndesh me ta.

Vetëm që ata të mos na dalin përpara. Nëse jemi gjaknxehtë, vjen edhe më e keqja. Ne besojmë në drejtësi, s’kam ç’të them unë për Kanun. Siç deri tash që ua kemi lanë autoriteteve, edhe tani atyre ua lëmë” ka thënë Leonardi për Indeksonline.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Albin Kurti Shkup

​Kurti: Ballkani Perëndimor është i kërcënuar nga shteti serb

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

nexhmedin spahiu

Spahiu publikon disertacionin e doktoraturës në matematikë, paralajmëron se do t’jua nxjerrë “notat e dobëta” disave

vjosa osmani ushtria fsk

Kërkohet shërbimi ushtarak në Kosovë pas kërcënimeve të Serbisë

Kurti

Kurti: “Lista Serbe” e lidhur me Vuçiqin dhe Putinin

Vjosa Osmani Erdogan

Osmani falënderon Erdoganin për mbështetjen ndaj Kosovës

Hovenier Kurti

Dialogu për dinarin, Hovenier vjen me një kërkesë për Qeverinë – ja kë kërkon në takime!

kfor

Eksperti amerikan zbulon planin e Vuçiqit – jep këtë parashikim? (FOTO)

INFO

NA NDIQ