Në shumë qytete dhe vendbanime, si dhe në zonat malore në mëngjesin e sotëm janë matur temperatura minus. Temperatura më e ulët ka qenë në Kodër të Diellit -12 gradë, në Hanet e Mavrovës -7 gradë, në Berovë dhe Krushevë -6, në Dibër -4, në Strumicë dhe Ohër -3, në Prilep, Pretor dhe Kriva Pallankë -2, në Manastir dhe Vinicë -1, në Kumanovë, Shtip dhe Tetovë 0 gradë, në Shkup-Zajçev Rid dhe Shkup-Petrovec një gradë, në Demir Kapi, Dojran dhe Gjevgjeli dy gradë.
Më shumë borë ka në Kodër të Diellit 76 centimetra, në Hanet e Mavrovës 16, në Llazaropole 10, në Krushevë gjashtë dhe Gjurishtë tre.
Mëngjesin e sotëm në shumë vende moti është me vranësira të theksuara, ndërsa pjesërisht vranësira të reduktuara ka në pjesët jugore.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, vende-vende me periudha të diellit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 1 deri në 9 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë në 5 gradë.