Në Kodrën e Diellit filloi projekti i ndërtimit të rrugës së vilave (FOTO)

INA
INA

10/10/2023

Pas kërkesave të shumta të banorëve të Lagjes së Vikend shtëpizave në Kodrën e Diellit për të riparuar rrugën, më në fund projekti ka filluar.

Përveç rinovimit të rrugës së vilave, kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka paralajmëruar edhe ndërtimin e qarkores së fshatit Lisec, projekt ky që do lehtësojë lëvizjen gjatë dimrit, shkruan Alsat.mk

“Ne ftojmë edhe institucionet e pushtetit qendror që edhe ata të bëjnë kujdes dhe të tregojnë interesim më të madh për këtë qendër turistike ku kemi përgjegjësi të ndara, që edhe pjesët e paralajmëruara e të mbuluara nga Qeveria ti bëjnë, sepse me pjesën e terreneve të skijimit menaxhon ndërmarrja Elem Turs”, deklaori Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Përveç rrugës, problem shtesë në Kodrën e Diellit është edhe mungesa e parkingjeve por dhe ndërtimeve pa leje. Drejtuesi i inspektoratit komunal ka paralajmëruar kontrolle të shtuara.

“Aq sa kemi problem me disa qytetarë të pandërgjegjshëm, që ndërtojnë pa leje, po aq dhe më shumë, kemi probleme me institucionet që udhëhiqen nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Rasti konkret është me ndërmarrjen publike për kullotat, që japin leje për stane e të cilat pastaj nga ana e qytetarëve ndërtohen vikend shtëpiza”, tha Sedat Sulejmani, Shef i inspektoratit komunal Tetovë.

Përveç problemeve infrastrukturore, vizitorët e Kodrës së Diellit shpesh përballen edhe me ujërat e zeza, të cilat vazhdimisht përfundojnë në rrugë. /Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besim-hoda

Hoda: BDI i ka harruar ushtarët e UÇK-së

IMG_7409

Si më prezantoi këmbimin e territoreve Hashim Thaçi, plani ishte i Edi Ramës dhe Baton Haxhiut” – Agim Bahtiri rrëfen detaje

Talat Xhaferi3

Talat Xhaferi: Ja deri kur dhe si do të jem si kryeministër

Leonard ademi

Vëllau i Liridonës: Shumë njerëz po na ofrojnë informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë/ Ja ҫfarë thotë për këto informacione

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

policia-kosoves

Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase (FOTO)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

vucic kendon

Vuçiq eskalon, publikohet videoja ku këndon dhe kërcen me një këngë që feston vrasjet e policëve

INFO

NA NDIQ