Në Komisionin për emërime Propozim-vendimi për emërim të anëtarëve të Këshillit të ASHAAM-së

Picture of INA
INA

29/01/2025

Dy muaj e gjysmë pas debatit publik, Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve për sot në orën 13 ka caktuar mbledhje në të cilën duhet të konstatohet lista e kandidatëve për anëtarë të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike. Në konkursin publik për anëtar të Këshillin janë paraqitur 31 kandidatë, por njëri prej tyre e tërhoqi kandidaturën. Kandidatët e paraqitur do të luftojnë për shtatë vende në Këshillin e ASHAAM-së. Nga 30 kandidatët e paraqitur, Komisioni votoi se 24 i përmbushin kushtet, ndërsa gjashtë nuk i përmbushin, sepse nuk kanë dorëzuar vërtetim të shtetësisë, që ishte një prej kushteve.

Debati publik në nëntor kaloi me akuza për politizim të trupit rregullator për mediumet. Deputetët nga opozita reaguan se kandidatët me të kaluar politike duhet të kenë virtytin dhe si akt moral dhe etik të heqin dorë nga kandidatura. Ligji ndalon që një anëtar i Këshillit të zgjedhet personi i cili është emëruar nga ana e Kuvendit apo Qeverisë apo i cili ishte anëtar i organeve udhëheqëse të partive politike në 10 vitet e fundit.

Kushtet për anëtarë i përmbushin Sasho Stefanovski, Nafije Selmani, Dragica Ljubeska, Mile Boshnjakovski, Petar Xhurovski, Emilija Petreska Kamenjarova, Shaban Dalipi, Andrijana Skerlev Çakar, Llazo Petrushevski, Zoran Fidanoski, Arben Saiti, EMilija Janevska, Davor Bashkoski, Daut Dauti, Gordana Majnova, Viktor Pavllovski, Vlladimir Gjorgjievski, Elena Stojkovska, Zerijet Hajro Jajaga, Cvetanka Minovska, Viktor Grozdanov, Stojançe Naumov, Afrona Vërzivolli dhe Boris Arsov.

Anëtarët zgjedhen me shumicë prej dy të tretave dhe me shumicë të Badinterit në Komision dhe nga Kuvendi.

Në rend dite të kësaj mbledhjeje janë edhe Konstatimi i i Propozim – vendimit për shpallje të konkursit publik për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike dhe Konstatimi i Propozimit për zgjehdje të anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë.

TË FUNDIT

“Zgjedhjet lokale”, nisin kalkulimet e partive për emrat e kandidateve të mundshëm

Mexhiti: Nuk kemi marrëveshje për ndryshimin e stemës, por po diskutojmë të gjitha çështjet e hapura

Pse nuk guxon të formohet qeveri pa Vetëvendosjen?

Taravari: Pse gëzohen këta të BDI-së që gjykata ia dha vulat Selës? (Video)

Zoti Mickovski, zgjidh problemet me Bullgarinë dhe mos provoko Shqipërinë!

Tensionet mes Gjestit dhe Eglit thellohen edhe më shumë, çfarë ndodhi mbrëmë mes tyre (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË