Ridvan Ismaili
Kur bëhet fjalë për hapjen e subjekteve afariste mikro dhe atyre të vogla, mund të thuhet se janë në duart e vet banorëve, edhe pse edhe këtu nevojitet nxitje, mbështetje dhe përkrahje nga institucionet e vendit. Por, atje ku duhet intervenimi i drejtpërdrejt i shtetit (politikës) për të thithur investime dhe për t’i destinuar ato në të gjitha zonat e vendit njësoj, kemi dështim total. Zonat shqiptare janë lënë të shkreta, sidomos kur kemi të bëjmë me hapjen e subjekteve të mesme, e sidomos ato të mëdha.
Subjektet aktive afariste sipas numrit, madhësisë dhe komunave (gjendja 31 dhjetor 2021):
Nuk mbaj mend që nga paslufta (viti 2001) të është investuar në zonën më të prekur nga lufta, komunën e Likovës. Thjeshtë, nuk është ngulur asnjë gozhdë.
Kjo është edhe arsyeja kryesore për zbrasjen apo boshatisjen e zonës së Likovës nga vet banorët.
*Mikro – deri 10 të punësuar
Të vogla – prej 11-50 të punësuar
Të mesme – prej 51-250 të punësuar
Të mëdha – mbi 250 të punësuar