Në Kosovë po qarkullon një video në të cilën thuhet se do të themelohet një parti e re.
Lideri i këtij subjekti politike thuhet se do të jetë ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i Albanian Post,Lirim Mehmetaj, emri i të cilit është përmendur në video, përcjell agjencia e lajmeve INA.
Mehmetaj ka mohuar kategorikisht se do jetë pjesë e këtij subjekti.
Postimi i plotë ë:
Ma çuan shumë veta një video të kolegut Berat Buzhala, se si kinse po planifikohet të themelohet një parti e re politike që prihet nga ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, dhe unë qenkam pjesë e kësaj partie në bërje.
Meqë edhe jemi kolegë me Beratin do të ishte e udhës të kontaktohesha para se të përmendem publikisht aty në video.
Unë nuk jam pjesë e kurrfarë planesh për ndonjë parti të re, as për anëtarësim në ndonjë parti të vjetër e as nuk e kam në plan të merrem me politikë.
Për më tepër, e përçmoj shumë si zeje.
Berati ka mundur të mos e ketë qëllimin aty, por përmendje ime në këso far lloj videoje ka për rezultat krijimin e paragjykimeve për komentet e mia publike dhe provon t’i diskreditojë analizat e mia në televizion, statuset që i shkruaj këtu e informacionet të cilat i jap.
Kjo lloj përmendje po ashtu është një armë shtesë tek propaganduesit e Vetëvendosjes që sa herë të thuhet diçka, të kenë një derë ku mund të përbirojnë fjali të tipit “e ka për qëllime politike”.
Jo se i besojnë ata Beratit, se ndryshe do ia merrnin parasysh komentet e tij për ta, por pse mos të shfrytëzohet si mundësi.
Përndryshe, unë edhe si gazetar jam krejt në fillim të karrierës. Së shpejti filloi edhe me një emision në Albanian Post që si për nga formati, si për nga përmbajtja që do të ketë (kërkoj falje për mungesën e modestisë) është shumë nivele më lartë se çfarë shihni aktualisht në mediat tona.
E pash të nevojshme ta jap si sqarim, edhe pse nuk ma merr mendja ta ketë besuar ndokush.
Më poshtë shikone videon e postuar nga Berat Buzhala:
https://www.facebook.com/share/p/sF1kmV8z2LV5ygsB/?mibextid=qi2Omg