Këta janë kandidatët e VV’së për deputetë

0

Pavarësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që të futë në garë për deputet, kryetarin Albin Kurti.

Ky lajm është bërë i ditur nga aktivisti Atdhe Arifi, i cili ka shpalosur listën e kandidatëve të Qendrës në Prishtinë, e që kësaj liste i prin Albin Kurti.Në këtë listë po ashtu është edhe Albulena Haxhiu.

Ky është postimi i Atdhe Arifit:

Nga Qendra e Prishtinës, kandidatët për deputetë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! janë :

Albin Kurti Liburn Aliu
Arben Vitia Xhelal Sveçla
Glauk Konjufca Fitore Pacolli
Albulena Haxhiu Hatixhe Hoxha

Na priftë e mbara, me Albinin përpara!❤️

Listës së kandidatëve për deputetë nga kjo parti, Qendra në Mitrovicë, iu bashkua edhe Armend Muja i cili kishte aderuar dje në Vetëvendosje.

Muja u propozua nga dega e Vetëvendosjes në Mitrovicë duke mos i lënë gardën e vjetër të aktivistëve aty që të garojnë për deputetë. Një ndër aktivistët e njohur të Mitrovicës është Faruk Mujka.

Përveç Armend Mujës, e përzgjedhur nga Këshilli i Qendrës së LVV-së atje është edhe Arjeta Fejza.

E dega e VV-së në Vushtrri, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dy kandidatët e zgjedhur janë Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi.

Nga Theranda, Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit ka kandiduar kryetarin e kësaj dege, Salih Zyba.

Ndërsa nga Gjakova është caktuar Agon Batusha.