Në krye të Gjykatës Themelore në Bujanoc prap emrohet serb

0

Pamvarësisht deklarimeve dhe reagimeve të shumta nga pala shqiptare se në krye të Gjykatës Themelore në Bujanos duhet të emrohet shqiptarë kjo prap nuk ndodhi. Për kryetarë të ri të Gjykatës Themelore në Bujanoc, Kuvendi Popullorë i Republikës së Sërbisë, me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), të martën e ka emruar gjykatësen Stanka Kërstiç nga Bujanoci, në krye të këtij institucioni shtetërorë e cilia nga nëntori i vitit 2018 ka qenë ushtruese e detyrës së kryetarit të Gjykatës. Komisioni i KLGJ-së për vlerësimin e kandidatëve që kanë marrë pjesë në konkurs për kandidaturën e gjyqtarit të Gjykatës Themelore të Bujanocit, Stanka Krstiçin e kanë vlerësuar me notën më të lartë, duke i dhënë asaj një avantazh ndaj dy kandidatëve të tjerë, Svetozar Simiq dhe Dragija Stoilkoviq. Ajo u lind në Pljevljanë më 28 tetor 1957, u diplomua në vitin 1981 në Beograd dhe ka qenë në Gjykatën Themelore në Bujanoc që nga viti 1983. Për gjykatëse të Gjykatës Themelore, ajo u zgjodh në vitin 1985 dhe këtë funksion e ka mbajtur deri në vitin 2010. Gjatë vitit 2012, ajo është marrë me avokaturë, kur edhe u kthye në funksionin e gjyqtarit të Gjykatës Themelore./presheva.com/