Në kushtet e rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës, qytetarët po përballen me presione serioze për standardin e tyre

Picture of INA
INA

13/08/2024

Sipas statistikave të fundit, inflacioni vijon të rrisë çmimet, veçanërisht të ushqimeve, gjë që e ndërlikon edhe më shumë jetën e përditshme të familjeve. Në korrik, kostoja e jetesës u rrit me 3% me bazë vjetore, ndërsa çmimet me pakicë u rritën me 3.9%.

Kjo tendencë e rritjes së çmimeve, e cila vihet re edhe në baza mujore me inflacion prej 0.7% dhe rritje të çmimeve me pakicë me 1.5%, shkakton shqetësim tek qytetarët të cilët shprehin ndjenjën e pasigurisë për shkak të stagnimit të pagave.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo situatë mund të rezultojë në një eksod të fuqisë punëtore, veçanërisht nëse pagat nuk fillojnë të përshtaten me rritjen e kostove të jetesës.

“Për të mbajtur fuqinë punëtore dhe për të shmangur emigrimin e saj në kërkim të kushteve më të mira, është thelbësore që pagat në sektorin publik dhe privat të fillojnë të rriten. Kjo jo vetëm do të ndihmojë në parandalimin e eksodit, por do të kontribuojë edhe në përmirësimin e stabilitetit social dhe rritjes ekonomike”, komentojnë ekonomistët.

Në këtë situatë, shtrohet pyetja, cila është pika përfundimtare e qëndresës së popullit maqedonas pa rritje të pagës për të cilën punon?

Qytetarët po përballen gjithnjë e më shumë me dilemën nëse duhet të shpenzojnë më shumë për nevojat elementare apo të kursejnë, gjë që komplikon edhe më shumë vendimet e tyre financiare.

Sipas llogaritjeve, një e treta e parave ose 22.008 denarë shkojnë për ushqim dhe pije, pastaj për shpenzime të përgjithshme me 6.014 denarë, arsim 7.022, veshmbathje dhe këpucë 4.979 denarë, ndërsa më së paku para ndahen për artikullin shëndetësor 1.135. denarë.

Pritet që Qeveria dhe sektori privat së shpejti të marrin masa për përmirësimin e standardit të pagave në vend, për të garantuar siguri ekonomike për qytetarët dhe për të shmangur krizën e mundshme të fuqisë punëtore.

TË FUNDIT
10 orë
Ragmi Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit kuq e zi
11 orë
Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve
13 orë
Ashpërsohen raportet mes Shkupit dhe Sofje, akuza mes ministrave dhe politikanëve
15 orë
Pagesa e kujdestarive, rritje pagash, borxh deri në 5 miliardë denarë – Këto janë keqpërdorimet nga ish-drejtorët shëndetësor
17 orë
Sfidat e Shqipërisë për në BE, Rama: Duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë

ME TE LEXUARA

20 orë
VLEN: Të zbardhet se kush ka përgjegjësinë për korrupsionin me lotarinë, përmend emra
20 orë
Çfarë do bëj Maqedonia e Veriut me kanabisin e konfiskuar miliona euro
20 orë
Bullgaria alarmon: Të ndalen fyerjet dhe provokimet nga Shkup
20 orë
Humbën jetën babë e birë nga Opaja e Kumanovës, ngritën kallëzime penale ndaj 3 kompanive dhe 8 personave
18 orë
Maqedonia abstenoi, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbështeti rezolutën palestineze për përfundimin e luftës me Izraelin
17 orë
Sfidat e Shqipërisë për në BE, Rama: Duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë
15 orë
Pagesa e kujdestarive, rritje pagash, borxh deri në 5 miliardë denarë – Këto janë keqpërdorimet nga ish-drejtorët shëndetësor

LEXO MË SHUMË

ragmi-mustafa

Ragmi Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit kuq e zi

blerant blerand ramadani

Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

bullgari-maqedoni

Ashpërsohen raportet mes Shkupit dhe Sofje, akuza mes ministrave dhe politikanëve

mjeke

Pagesa e kujdestarive, rritje pagash, borxh deri në 5 miliardë denarë – Këto janë keqpërdorimet nga ish-drejtorët shëndetësor

edi rama

Sfidat e Shqipërisë për në BE, Rama: Duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Maqedonia abstenoi, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbështeti rezolutën palestineze për përfundimin e luftës me Izraelin

aksident autostrade

Humbën jetën babë e birë nga Opaja e Kumanovës, ngritën kallëzime penale ndaj 3 kompanive dhe 8 personave

Rumen Radev

Bullgaria alarmon: Të ndalen fyerjet dhe provokimet nga Shkup

kanabis

Çfarë do bëj Maqedonia e Veriut me kanabisin e konfiskuar miliona euro

INFO

NA NDIQ