Në Kuvend seancë e Komisionit për zgjedhje dhe emërime

Picture of INA
INA

04/06/2024

Në Kuvend sot do të mbahet seanca e Komisionit për zgjedhjet dhe emërimet. Siç qëndron në ueb faqen e Kuvendit, në rendin e ditës së seancës së parë të këtij Komisioni, janë Konfirmimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëdhënësve, anëtarëve dhe zëvendësve të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shqyrtimi i kërkesës nga ish presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, për pezullimin e së drejtës së pensionimit të tij pas përfundimit të detyrës president i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqyrtimi i kërkesave për paga pas përfundimit të detyrës deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dje ka mbajtur koordinimin e parë të rregullt në përbërjen e re parlamentare. Përfaqësuesit e partive në pushtet dje në Kuvend, pas koordinimit, lidhur me ndryshimet ligjore që kanë të bëjnë me ndryshimet e ministrive në Qeveri, shprehën pritshmëri që të sigurojnë shumicën e nevojshme prej dy të tretash dhe që këto ndryshime të votohen. Ndërsa, nga ana tjetër, partitë opozitare theksuan se fillimisht duan t’i shohin, e më pas do të dalin në përfundim për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive.

Në koordinim në Kuvend, kryesisht, siç bën të ditur shërbimi i shtypit parlamentar, është diskutuar për konstituimin e komisioneve, si dhe të organeve joformale të punës në Shtëpinë ligjvënëse.

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, Gashi njoftoi se në fund të kësaj jave të punës duhet të mbahet seanca e re e Kuvendit, me qëllim të verifikimit të dy mandateve të mbetura të deputetëve, të cilat nuk ishin verifikuar në Seancën Konstitutive më 28 maj të këtij viti. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, siç tha Gashi, tashmë ka dorëzuar raportin për këto dy mandate, kështu që këtë javë duhet të caktohet seanca për verifikimin e tyre, e cila do të kompletojë përbërjen e re të Kuvendit.

Sa i përket formimit të komisioneve, të pranishmit e shqyrtuan mundësinë që në ditët në vijim të zgjidhet fillimisht kryetari dhe anëtarët e Komisionit Juridik Ligjvënës dhe Komisionit për Sistem Politik, duke pasur parasysh se po rrjedhin afatet për zgjedhjen e Qeverisë së re. Më pas, në afat sa më të shkurtër të mundshëm, partitë politike duhet të dorëzojnë propozime për kryetarë, anëtarë dhe zëvendësanëtarë të të gjitha trupave të tjera të punës së Kuvendit, në përputhje me numrin e mandateve të fituara në zgjedhje.

Në koordinim, përveç Kryetarit Gashi dhe sekretares së përgjithshme Cvetanka Ivanova, morën pjesë edhe përfaqësuesit e të gjitha partive, përkatësisht të koalicioneve që fituan mandate të deputetëve në zgjedhjet e fundit parlamentare: Nikolla Micevski nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së, Oliver Spasovski nga koalicioni i LSDM-së, Blerim Bexheti nga Fronti Evropian i BDI-së, Halil Snopçe nga VLEN, Boban Karapejovski nga ZNAM dhe Borisllav Kërmov nga “E Majta”.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski pret që ta sigurojnë shumicën e nevojshme prej dy të tretave që të votohen ndryshimet ligjore lidhur me ndryshimet e ministrive në Qeveri.

“Është premtim parazgjedhor që ua kemi dhënë qytetarëve dhe me të cilin i kemi njoftuar në periudhën parazgjedhore. Për momentin,jemi duke punuar në Ligjin për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore, gjegjësisht ristrukturimin e ministrive të caktuara dhe pres që të marrim mbështetjen e 80 deputetëve që të funksionojë ajo që kërkohet nga qytetarët”, tha Micevski në një deklaratë për media pas koordinimit të parë zyrtar të sotëm të kryeparlamentarit Afrim Gashi me përfaqësuesit e partive.

Deputeti i Koalicionit “Vlen”, Halil Snopçe theksoi se mbështesin dhe presin që edhe deputetët e tjerë të mbështesin ndryshimet e ligjeve sistematike për të mundësuar formimin e ministrive të reja dhe transformimin e ministrive ekzistuese.

“Nuk ka asnjë arsye për të mos e mbështetur këtë. Ne mbështesim kabinetin e ri qeveritar. Duhet shumicë prej dy të tretave, për një shumicë prej dy të tretave sigurisht që kemi nevojë për mbështetjen e deputetëve të opozitës. Nuk mund të kalojë pa një mbështetje të tillë. Ne vlerësojmë se kjo kërkesë duhet të mbështetet në drejtim të konfigurimit”, deklaroi Snopçe.

Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski në një deklaratë për mediat në Kuvend për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive, theksoi se nuk mundet të jepet mbështetje ose mosmbështetje për diçka që nuk është parë.

“Përsa i përket asaj se a do të japim mbështetje në lidhje me ligjet për atë që ata e quajnë reformë në administratë, ato ligje fillimisht duhet të vijnë zyrtarisht në Kuvend. Nuk mund të jepet mbështetje ose mosmbështetje për diçka që nuk është parë. Duhet të shohim ligjet. Çfarë shkruhet në to, cili është teksti zyrtar dhe në bazë të tij do të nxjerrim konkluzion, vendim si në nivel partie ashtu edhe në nivel të grupit parlamentar se a do të mbështeten këto ligje”, tha Spasovski.

Deputeti i Koalicionit “Fronti Evropian”, Blerim Bexheti në deklaratë për mediat në Kuvend theksoi se ndryshimet ligjore lidhur me riorganizimin e ministrive ende nuk kanë arritur te ata dhe potencoi se do të japin qëndrim konkret pasi që t’i shohin dhe shqyrtojnë.

“Përsa i përket ligjit të propozuar që kërkon shumicë prej dy të tretave, ne ende nuk e kemi parë atë ligj. Kur ta shqyrtojmë, kur të arrijë tek ne, do të japim mendime dhe pikëpamje specifike. Nuk e kemi marrë shqyrtuar, por fakt është se kemi edhe një kontekst tjetër, gjegjësisht një kontekst politik shumë më tepër se parimor ku vullneti i shumicës së votuesve shqiptarë dhe të bashkësive të tjera etnike, gjegjësisht të bashkësisë turke, boshnjake dhe rome që janë pjesë e ‘Frontit Evropian’ dhe normalisht si jolegjitime”, tha Bexheti.

TË FUNDIT
6 minuta
Cilat janë prioritet e VLEN-it në këtë Qeveri? Flet deputetja Mimoza Musa
1 orë
Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit
2 orë
Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu
2 orë
Ministri Mucunski do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së
2 orë
QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup

ME TE LEXUARA

22 orë
Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron fuqishëm Vuçiqin: Ja çka do të ndodhë, nëse përdorni forcën kundër Kosovës (FOTO)
13 orë
Kasami: Ndryshimi erdhi, shqiptarët u çliruan nga regjimi
3 orë
Taravari cakton zëvendësin e tij dhe ka një mesazh për gostivarasit
22 orë
UEFA ndëshkon sërish Shqipërinë, dënim i rëndë
13 orë
Taravari: Betohem se do të jem në shërbim të popullit me të njejtin përkushtim si mjek
1 ditë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut, pasdite paralajmërime për shi
3 orë
Xhaferi sot do t’ia dorëzojë funksionin e kryeministrit Hristijan Mickoskit
21 orë
Azizi drejtuar BDI-së: Stoilkoviçin nuk e sollëm ne, atë e gjetëm në mesin tuaj (VIDEO)

LEXO MË SHUMË

mimoza

Cilat janë prioritet e VLEN-it në këtë Qeveri? Flet deputetja Mimoza Musa

xhaferi mickovski]

Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit

isuf kadriu

Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu

timco mucunski

Ministri Mucunski do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së

bresher

QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup

talat xhaferi

Xhaferi sot do t’ia dorëzojë funksionin e kryeministrit Hristijan Mickoskit

arben taravari

Taravari cakton zëvendësin e tij dhe ka një mesazh për gostivarasit

varhelyi

Varhelyi uron Mickoskin: Pres të bashkëpunojmë për të avancuar rrugën europiane të vendit

Mickoski

Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

INFO

NA NDIQ