Në Kuvend u miratua Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve i cili paraprakisht nuk u dekretua nga presidentja

Picture of INA
INA

21/01/2025

Pas përplasjeve të deputetëve nga ulëset e Kuvendit apo nga foltorja, u miratua Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve. Kësaj here ligji pësoi ndryshime sa i përket pajisjes me licenca për nëpunësit e çerdheve, të cilat do të mund të merren edhe në gjuhë të tjera, respektivisht gjuhën që e kërkon vetë kandidati. Votimit të këtij ligji i parapriu përplasja e ashpër mes deputetëve. Në vend që të diskutohet për amendamentet, debati devijoi duke u përcjellë edhe me ofendime personale e mbi baza etnike.

“Unë do të flas shqip këtu se ma lejon kushtetuta, ma lejon rregullorja e Kuvendit…”, tha Bekim Qoku, VLEN.

“Nuk i vendosa dëgjueset, nuk ju kuptova se çfarë folët. Shovinizëm, nacizëm, me siguri kjo. Skandal, ju si eksponent i jashtëm, në një shtet normal nuk mund të jeni deputet, pasi keni sa shtetësi. Skandal, këshilltari i Kurtit, ai jeni ju, i quan majmunë shqiptarët që e flasin gjuhën maqedonase. Domethënë kolegu Snopçe që më herët foli në gjuhën maqedonase, për ju është majmun”, u shpreh Dimitar Apasiev, “E majta”.

“Gjëja më jodinjitoze për një njeri është që të gënjesh, akoma më jodinjitoze, në katror, është që një deputet të gënjejë dhe të thotë të pavërteta në këtë foltore.”, shtoi Halil Snopçe, VLEN.

“ 33 Dinjitetin e shqiptarëve nuk ua ka dëmtuar VMRO-DPMNE-ja. Ua ka dëmtuar Artan Grubi, ua kanë dëmtuar të tillët sikur ai, kriminelët, banditët, dhe të ngjashmit. Nuk e ka vendosur VMRO-DPMNE në listën e zezë për korrupsion dhe ndihmë, imagjinoni për kënd, për Sasho Mijallkovin, për ndikim në gjyqësor”, tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

“Ata që përmendin Ali Ahmetin, ata Ali Ahmetit duhet t’i bëjnë temena, Ali Ahmetin duhet të ja lajnë këmbët dhe të ja pinë ujin pastaj, po po se ai Ali Ahmet u ka mundësuar të jeni këtu si jeni sot”, deklaroi Talat Xhaferi, Fronti Evropian.

Ligji u rikthye në Kuvend, pas refuzimit të presidentes që ta dekretojë, me arsyetimin se nenet 9 dhe 10, nuk ishin të harmonizuara sipas nenit 5 të Kushtetutës, përkatësisht licencat nuk mund të jenë në dy gjuhë maqedonisht dhe shqip. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË