Në Leshkë të Tetovës gjenden parcela bujqësore me “Kanabis sativa”

0

Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, në bashkëveprim me Prokurorin publik, dhe inspektorë nga njësiti rajonal i Ministris së bujqësisë, pyje dhe menaxhim të burimeve të ujit, më datë 9 dhe 10.07.2018 kanë kryer hetime në katër parcela bujqësore, me lokacion në atarin e fshatit Leshkë të Tetovës, në vendin e quajtur ,,Glladnica,, në afërsi të binareve hekurudhore, gjegjësisht në anën e djatht të rrugës për në fshatin Rataj.

Në këto parcela me sipërfaqe prej 10 mijë e 696 metër katrorë, blerës të të cilave kanë qenë personat J.M. 70 vjeç S.R. 53 vjeç nga fshati Leshkë, dhe Xh.Sh.58 vjeç, nga fshati Slatinë, në mes të mbjellave me misër dhe byzele për bagëti, janë zbuluar numër i madh rrënjësh të bimës ,,Kanabis sativa,,.

Parcelat dhe rrënjët e bimëve janë fotodokumentuar, disa prej tyre janë marur për ekspertizë, ndërsa me urdhër të Prokurorit publik, pjesa tjetër në mënyrë të përshtatshme, do të shkatrohen nga ana e pronarëve të parcelave.

Punohet në zbardhjen e plotëtë rastit.