Në Likovë fillon ndërtimi i shkollës për mësimin e Kuranit (Foto)

0

Hfz. Bajram Ajeti
Filluan punimet, dhe u vu gurëthemeli i ndërtimit të “SHKOLLËS SË KUR’ANIT FISNIK” në Likovē.
Falënderim i veçant i takon pronarit të truallit / tokës / vendasit të Likovës i cili është në diasporë z.Alil Alili i cili e dhuroi tokën për ndërtimin e këtij objekti, Allahu t’i jep shëndet jetë lumtur atij familjes së tij të gjitha të mirat që i dëshiron zemra e tij për dy botërat,kurse prindêrve haxhi Jakupit dhe nënës së tij haxhi Rafetes, Allahu t’ua dhuron XHENNETU- EL FIRDEVSIN.

E falēnderojmë nga zemra këshillin inicues për vendimin e ndërtimit tē këtij tempulli të fjalës së Allahut xh.sh.
Respektet dhe meritat e veçanta i takojnë donatorit të pa zëvendësueshëm vëllaut dhe vendasit tanë nga Likova NUZHDET RAMADANI i cili ,kur është n’ pyetje vepra e mirë, ç’ do herë ka qenë, është dhe aspak nuk kemi dyshim, se do të jetë i PARI edhe në të ardhmen, e lusim ALLAHUN Fuqiplotë që t’ia shton pasurinë e Hallallit,femitë t’ia bën të hajrit familjen e tij ta ruan nga ç’do e keqe, kurse prindit të tij haxhi Bidajetit, gjyshit haxhi Jahisë dhe gjyshès së tij haxhi Elmijes tua garanton XHENNETUL- FIRDEVSIN.
Z.Nuzhdet Ramadani është donator i ndërtimit të objektit i cili do i të jet dy katëshe, kurse juve vëllezër mysliman do ua mundësojmë që edhe ju të jeni hisetar të këtij objekti me vlerë shum të madhe që të kontribuoni me donacionet e juaja deri nē përfundim të këtij TEMPULLI të
” KUR’ANIT FISNIK”.

I ftojmë të gjith vëllezërit mysliman pa marë parasysh se nga janë,e në veçanti Likovasit në vendlindje dhe në diasporë dhe të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këtë HAJRAT – VEPËR E MIRË që të parqiten te këshilli inicues.

Urime gjith fshatit Likovë ky tempull i KUR’ANIT FISNIK.
(Hfz. Bajram Ajeti)