Në Lubjanë u shenua 30 vjetori i Shoqatës kulturore shqiptare Migjeni

0

Tridhjetë vite më parë, në kohë kur përgatitej supremimi i autonomisë së Kosovës nga ana e politikës serbomadhe si fazë e parë për të shpartallimit të Jugosllavisë, minatorët e Trepçës, 700 metra nën toke, kërkonin dorëheqjen e klasës politike kosovare që ishte gati të nënshkruente gjithçka vetëm e vetëm të mbesin në pushtet, një grup studentash dhe intelektualës shqiptarë Gjon Simoni, Naim Maloku, Fadil Demiri, Nikolle Berishaj, Salih Kabashi, Martin Berishaj e shumë të tjerë të mbështetur nga intelegjencia sllovene në krye me Jaša Zlobec, Peter Božič, Dane Zajc, Matjaž Hanžek, Dimitrij Rupel, Jožef Školč etj. në themeluan Këshillin për mbrojtje të lirive dhe drejtave te njëriut në Kosovë.

Ky grup nismetarë bëri presion të madhe në ndërrimin e kahut të politikës sllovene karshi shqiptarëve dhe kundër politikës së Millosheviqit i cili tashmë kishte projektin për bërjen e Serbisë së Madhe. Përkrahja minatorëve në tubimin e famshëm të njohur tashmë si Tubimi në »Cankarjev domit«, bëri që Serbia të bejë bllokade ekonomike kundër Sllovenisë. Histeria anti sllovene dhe antishqiptare mbërrijti në atë pikë sa që sjelljet e pakontrolluara të pushtetit serbosllav e që reflektoheshin në Kosovë si apartheid.

Në këto rrethana u formua shoqata kulturore shqiptare Migjeni në Lubjanë e cila ishte pragu i parë i kushtrimit të Kosovës për ndërkombetarizimin e saj. Nisur nga ky fakt, e në vigjile të 30 vjetorit të themelimit të saj, Këshilli organizativ në krye me dr. Martin Berishaj organizoi manifestimin e këtij përvjetori i cili u titullua » Si e kapërcyem pragun e shpresës« e që u mbajtë në Muzeun e historisë Bashkohore në Lubjanë me dt. 7.06. 2019. Në fillim të këtij eventi u transmetua filmi mbi aktivitetin e Shoqatës Migjeni.

Fjalët përshendetëse nga Milan Kuan, Janez Janša, dhe Prof. Rexhep Qosja iu paraprinë simpoziumit në të cilën muarën pjesë intelektual nga Sllovenia, Shqipëria dhe Kosova u shpalua aktiviteti i »Migjenit« në këto tre dekada. Kumtesat nga Ervin Hladnik Milharcic, Jožef Skolč, Iztok Tory, dr. Martin Berishaj, dr. Paskal Milo, dr. Afrim Krasniqi, dr. Bujar Dugolli, Nikollë Berishaj, Bislim Elshani dhe dr. Arsim Sinani të strukturuara në shumë dimensione i dhanë Shoqates shqiptare »Migjeni« në Lubjanë vendin e duhur në historinë moderne shqiptare duke e krahasuar me Vatrën e Nolit e cila formoi Shqipërinë dhe »Migjenit« e cila e bëri Kosovën.

Në këtë tubim morën pjesë, ministri i arsimit të Maqedonisë Veriore Arber Osmani, Glauk Konjufca nga Vetëvendosja si dhe nga SHBA enkas për këtë erdhi Nikollë Gojçaj nga Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe në Detroit të cilës Shoqata Migjeni i ndau mirënjohjen për punë atëdhetare si dhe atij për nderin që i bëri me prezencë vet ai. Poashtu u nda mirënjohja edhe studentit shqiptarë më të mirë në Universitetin e Lubjanës z. Fati Sadikaj.

Presidenca e Shqipërisë dhe e Kosovës e dekoruan shoqaten Migeni me dekoratat më të mëdha shtetërore të cilat i dorëzuan dr Martin Berishajt, Pandeli Majko në emer të Presidentit Ilir Meta poashtu edhe Gjon Simonin pas vdekjes, si dhe i derguari i posaçem i Presidentit Thaçi z Ismail Syla.

Pas simpoziumit u hap ekspozita e piktorit akademik Ganii Llalloshit si dhe koncerti me këngëtarin e mirënjohur Malësorë Prenkoçaj.

Ditën e dytë të manifestimit ansambli KVALI dhe sesioni muzikorë i Migjenit në Akademine e Shkencave dhe Arteve të Kosovës performoi kënge të vjetra qytetare. Pas koncertit u ndanë pllaketat dhe mkirënjohjet e Migjenit aktivisteve më të devotshem të sajë si dhe intelektualeve slloven që ndihmuan aktivitetin e shoqatës për më se tridhjetë vite. /MALESIA.ORG/