Në lule të rinisë, humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, komuniteti në zi: Lamtumirë engjëll! (FOTO)

INA
INA

09/01/2024

Komuniteti i Naves mban zi për ndarjen nga jeta të Markeliano Aniajt, i cili vdiq në moshën 25-vjeçare.

I riu me origjinë shqiptare ndërroi jetë në shtratin e spitalit, pasi qëndroi në koma për disa ditë për shkak të komplikimeve që nuk lidhen drejtpërdrejt me sëmundjen e tij, me të cilën po luftonte prej disa kohësh.

I gjithë komuniteti, i prekur thellë nga tragjedia, u mblodh rreth familjes së Aniajt, me origjinë shqiptare, por banuese në qytet prej mbi 20 vitesh, shkruajnë mediet fqinje.

Djali do të mbahet mend nga të gjithë si një person me shpirt të lumtur dhe gjithmonë i sjellshëm, ishte e pamundur të mos e doje.

“Një jetë e re që ikën është gjithmonë dhimbje për të gjithë”, “Lamtumirë engjëll i vogël, pushofsh në paqe”, “Na mbro nga atje lart…”, “Një djalë shumë i ëmbël”, “Po më qan zemra”, të shumta janë mesazhet ngushëlluese që janë shfaqur orët e fundit, pasi u përhap lajmi për vdekjen e tij të parakohshme.

Bekimi i trupit do të bëhet nesër, e mërkurë 10 janar, në kishën famullitare të Maria Immacolata në Nave. Më pas arkivoli do të shoqërohet në varrezat lokale./albeu

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

1

Oda kërçovare në Zvicër ndau mirënjohje për veprimtarë dhe personalitete të suksesshëm të diasporës

Screenshot_2024-03-03-13-23-31-627_com.facebook.katana-edit

I riu nga Kosova pushton skenën e American Idol me këngën ‘Oj Kosovë, oj nëna ime’

avio-bileta-pasaport

Pse duhet ta rezervoni fluturimin për në 5 të mëngjesit

policia gjermane gjermani

Gjermani: 4 të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një familje

gjermani jeta

Janë dyfishuar çmimet e naftës dhe gazit në Gjermani, gjermanët mezi i’a dalin

Blinken

Blinken përmend vajzat shqiptare që kanë “pushtuar” Amerikën dhe restorantin e traditës shqiptare në Nju Jork

gjermania-780x470

A po rikthehet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

shqiponja-me-duar

“Krenarbëria” për herë të parë jepen çmime për krijimtarinë Arbëreshe (FOTO)

margarita magi camaj

Avokatja e parë shqiptare në Grammy 2024

INFO

NA NDIQ