Në Maqedoni do të ketë edhe tatim solidariteti, ja kush do ta paguaj

Iliria News Agency
Iliria News Agency

12/02/2023

Në Maqedoninë e Veriut këtë vit do të paguhet edhe një tatim tjetër shtesë, por kjo nuk prek qytetarët, përpos kompanive që kanë qarkullim të madh gjatë vitit.

Sipas propozim ligjit për tatimin e solidaritetit, këtë tatim do ta paguajnë të gjitha kompanitë që vitin e kaluar kanë pasur të ardhura mbi 10 milionë euro.

Këto kompani do të paguajnë tatimin në masën 30 për qind mbi diferencën e fitimit krahasuar me tre vitet e mëparshme. Për ata që nuk do të raportojnë saktë të ardhurat ose nuk do të paguajnë tatimin parashikohen edhe gjoba.

Propozues është Qeveria, ndërsa ligjin që pritet të kalojë në Kuvend pas procedurës së shkurtuar, para deputetëve do ta mbrojnë ministri i Financave Fatmir Besimi dhe zëvendësi i tyre Filip Nikoloski.

Qëllimi i këtij ligji është që të gjithë të marrin pjesë në shlyerjen e shpenzimeve publike në përputhje me mundësitë e tyre ekonomike dhe të kontribuojnë në mënyrë solidare në zbutjen e pasojave të krizës.

“Ligji i propozuar parashikon vendosjen e tatimit të solidaritetit për vitin 2023 si tarifë publike e njëhershme, e jashtëzakonshme dhe e përkohshme. Përgjegjës për pagesën e këtij lloji të tatimit është personi përgjegjës për tatimin në fitim në përputhje me Ligjin për tatimin në fitim, i cili në vitin 2022 ka realizuar të ardhura totale më të mëdha se 615.000.000 denarë (10 milionë euro)”, thuhet në ligj.

Qeveria tha se kjo taksë do të sjellë në buxhet një shumë prej rreth 4,7 miliardë denarë, që është 76,4 milionë euro. Ata gjithashtu shtojnë se nuk është një ligj i gjerë dhe kompleks, prandaj kërkohet që të miratohet pas një procedure të shkurtuar. Tatimi i solidaritetit do të jetë 30 për qind, thekson ligji. Gjobat do të jenë nga 1800 euro – 10 mijë euro varësisht nga kapaciteti i kompanisë, ndërsa për drejtorët e saj pasojnë gjoba nga 150-500 euro.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-04-17-20-37-20-617_com.facebook.katana-edit

Fol: Përleshje fizike në BDI-në e Gostivarit, Nevzati i jep shuplakë Valdetit?!

pasaporta

Dy muaj pritje për një pasaportë

shkolla shqipe zvicer

Rreth 10 milionë euro të prindërve harxhohen për uniforma, fotografi dhe ushqime

lsm-sindikata780x439-1

LSM: Është e turpshme që në shekullin e 21-të të lutemi për pagë, ditët në vijim do të radikalizojmë protestën

open-balkan

A do të ndodh tërheqja nga Ballkani i Hapur, Osmani e paralajmëron

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

BESIMI

Nënshkruhet Kodi për Zgjedhje Korrekte dhe Demokratike

Screenshot_2024-04-17-17-23-19-952_com.facebook.katana-edit

Glauk Konjucva në kafe me liderët e VLEN-it, në Çarshinë e Shkupit

hoxha555

Shaqiri: Komandat i përgjithshëm i UÇK-së për Maqedoni ka qenë Emrush Xhemajli, jo Ali Ahmeti

INFO

NA NDIQ