Në Maqedoni, drejtor bëhesh me diplomë partiake dhe jo të universitetit

INA
INA

04/11/2023

Diploma partiake në Maqedoni vlen më shumë se një diplomë Harvardi. Mjafton të kësh lidhje me të fortin e partisë dhe për një kohë të shkurtër emërohesh drejtor, zv/drejtor apo në ndonjë postë tjetër të rëndësishëm. Në këtë shtet mund të udhëheqës sektor dhe drejtori të rëndësishme që nuk kanë të bëjnë fare me kualifikimet tuaja, qoftë edhe pasdiplomike.

Sipas evidencës së fundit për personat e papunë, në Agjencinë për Punësim si të papunë janë të regjistruar 623 magjistër të shkencave, si dhe 19 doktorë shkencash. Ka edhe shumë që kualifikimet e tyre nuk i kanë paraqitur tek Enti për Punësim.

Punësimi nëpërmjet lidhjeve partiake, miqësore dhe lidhjeve të vjetra të periudhës së kaluar, por edhe nëpërmjet dhënies së ryshfetit, është një realitet që vazhdon të jetë i pranishëm në Maqedoni.

Administrata shtetërore dhe institucionet e ndryshme janë të stërmbushura nga individë të tillë, shumica të papërgatitur dhe tejet inferior për të kryer detyrën që e obligon vendi i punës. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat statistikore dhe hulumtimet e organizatave joqeveritare brenda dhe jashtë vendit.
Një numër i madh i të rinjve, regjistrohen në fakultete, mbarojnë studimet, bëjnë master, doktoraturë, por sërish mbeten nën mëshirën e partive politike, varësisht cila prej tyre është në pushtet. Por, ata sërish mbeten të mashtruar në rrugë dhe pa fatin e përcaktuar në planin profesional.

Faktori kryesor për të gjetur një punë është libreza partiake, e jo diploma e universitetit apo titujt e arritur shkencor. Shumica e të rinjve theksojnë se janë pengje dhe viktima të kësaj sindrome, për pamundësinë e tyre për punësim në profesion, raporton agjencia e lajmeve INA. (INA)

Editorial i fundjavës 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nëse VMRO nuk propozon ministrat e saj në qeverinë teknike, lë njollë në procesin zgjedhor

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Maqedonia e Veriut kultivon shoqëri të qëndrueshme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

MUHAMERI

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Maqedonia

naser zyberi

Zyberi me rastin e 10 dhjetorit: Secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale

INFO

NA NDIQ